About: http://data.cimple.eu/claim-review/e8b62cbed13c80b1027d6f126f3f1ba5dd9970a0044413065bf0f3f4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Kryptë për Marrëveshjen për Drejtësi Deklarata Edita Tahiri: “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e saj, sepse institucionet shtetërore të drejtësisë me 10 janar 2017 do të fillojnë funksionimin tashmë në tërë territorin e shtetit tonë si dhe më në fund qytetarët do të mund të kërkojnë drejtësi nga institucionet shtetërore të Kosovës” Vlerësimi Rrenë e kryptë Marrëveshja për Drejtësinë nuk ka nisur implementim në terren. Kryeprokurori dhe kryegjykatësi i Mitrovicës kanë konfirmuar se marrëveshja nuk ka nisur së zbatuari edhe përkundër përgatitjeve të kryera. Artikulli Ministrja për Dialog Edita Tahiri në fund të nëntorit të vitit të kaluar kishte deklaruar 10 janarin si datë për finalizimin e Marrëveshjes për Drejtësi. Tri javë pas tejkalimit të datës së premtuar, kryenegociatorjaTahiri hesht për pazbatueshmërinë e saj duke u arsyetuar me tensionet e krijuara. E Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha për KALLXO.com se kjo marrëveshje për shkak të ndërrimit të rrethanave nuk fillon. “Marrëveshja për Drejtësi për shkak të rrethanave të reja nuk fillon. Për detaje tjera drejtojuni ministres për Dialog EditaTahiri”, ka thënë ai. Marrëveshja për Drejtësisë parasheh shuarjen e strukturave paralele në sistemin gjyqësor që kanë vepruar në veri të vendit në mënyrë ilegale. Serbia ishte obliguar që deri më 9 dhjetor të njoftojë BE-në me shkrim për shfuqizimin e kontratave të punës dhe ndaljen e pagesave për gjyqtarë e prokurorë serbë të cilët parashihen të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës Ali Kutllovci nuk e di se kur do të vendosen në objektet e Gjykatës në Mitrovicën Veriore. “Nuk kam asnjë informatë detale se çka, ose kur do të bëhet kjo (kthimi në objektin e gjykatës) përveç informatave që kemi nga mediat se ne pritej të vendoseshim më 20 janar”, ka deklaruar për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” Ali Kutllovci, ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës së Mitrovicës. I painformuar për fatin e marrëveshjes është edhe kryeprokurori Shyqeri Syla. Ai ka thënë se premtimet kanë qenë që do vendoseshin në objektin e marrë me qira në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore me datë 17 janar, por kjo nuk ka ndodhur. “Zyrat janë të gatshme, janë bërë ndarjet, është e pajisur me inventar është e pajisur me të gjitha. Ndërsa ju e dini që është arritur një marrëveshje për integrimin e të prokurorëve të komunitetit joshumicë dhe pa realizimin e kësaj marrëveshjeje nuk e besoj se do kthehemi. Data e fundit ka qenë 17 janari, nuk është realizuar, po shpresoj që ndoshta shpejt do bëhet edhe kjo. Arsyeja qe s`jemi kthyer ende është si shkak i mosrealizimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel, marrëveshjes politike. Mund të them se jemi viktimë e kësaj marrëveshjeje për momentin, sepse për nëntë vjet ne jemi këtu në Vushtrri dhe punojmë në kushte mizerje”, ka thënë Syla
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software