About: http://data.cimple.eu/claim-review/e91489892e1a6d195dbc04f0aca983f475c252f5d88356b9a79c925c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se një suplement largon këpurdhat Deklarata Infeksioni kërpudhor i thonjve çon në infeksion të gjakut dhe nekrozë. Zgjidhje ka, por nuk është për këdo Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Infeksioni kërpudhor i thonjve çon në infeksion të gjakut dhe nekrozë. Zgjidhje ka, por nuk është për këdo” është i rremë. Ky artikull është publikuar në një faqe të internetit që rrejshëm prezantohet si media. Në këtë artikull janë përdorë mjekë fiktivë, si dhe janë ilustruar mjekët me fotografi që janë të publikuara në internet për ilustrime. “Ilaçi” që promovohet në këtë shkrim nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë. Artikulli Më 11.07.2024 faqja në Facebook ‘Magic Online’ (arkiva) ka publikuar një artikull përmes të cilit pretendohet se një ilaç mund të largojë këpurdhat nga thonjët dhe këmbët. I njëjti artikull është publikuar edhe në ueb faqen ‘nailauto.medsocial.bio’ (arkiva) me titull “Infeksioni kërpudhor i thonjve çon në infeksion të gjakut dhe nekrozë. Zgjidhje ka, por nuk është për këdo”. Kjo faqe është në gjuhen shqipe, në përjashtim të titullit që është në gjuhën serbe dhe që thotë “ВАШИ ВЕСТИ” (lajmi juaj). Dizajni i faqes së internetit në të cilën është publikuar ky artikull është i ngjashëm më atë të mediave, megjithatë nuk është e tillë. Në këtë faqe është një titull “Pse Tirana?”, por i njëjti nuk është i qasshëm dhe nëse klikohet të dërgon tek dritarja për porosi të “ilaçit”. Edhe lajmi tjetër “Diskutim i hapur për mbrojtjen shëndetësore për sudentët” nuk është i qasshëm. I njëjti artikull është publikuar disa herë në faqen në Facebook, ‘Magic Online’. Artikulli citon Aldona Krasniqi, për të cilën thot se është specialiste në Klinikën e Dermatologjisë. Për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësor duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e të gjithë mjekëve të licencuar dhe që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në ueb-faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës. Krypometër ka kontrolluar listën e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk ka gjetur asnjë mjeke me emrin Aldona Krasniqi. Në bazë të ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor, neni 8 thotë se anëtarësimi në këtë Odë është i detyrueshëm për të gjithë doktorët e mjekësisë, doktorët e stomatologjisë, farmacistët e diplomuar, infermierët e diplomuar, mamitë e diplomuara, fizioterapeutët e diplomuar, laborantët e lartë mjekësorë, logopedët e diplomuar, foniatët e diplomuar, psikologët klinikë, profesionistët tjerë shëndetësor me kualifikim të mesëm dhe të lartë të përcaktuar në regjistrin zyrtar të ministrisë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës. Krypometri po ashtu ka kontrolluar edhe te regjistri i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, por as aty nuk ka gjetur mjeke me emrin Aldona Krasniqi që është e licencuar për ta ushtruar profesionin e mjekut. Krasniqi është i ilustruar me një fotografi të cilën Krypometri e ka verifikuar përmes ‘Tin Eye” dhe ‘Google Lens’, dhe rezulton se e njëjta fotografi është realizuar nga Nickolas Nikoliq dhe përdoret për ilustrime. Në këtë artikull prezantohet një produkt i quajtur ‘Nail Fungus’, i cili pretendohet se largon këpurdhat. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se i njëjti nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencioni Kosovar për Pajisje Medicinale- AKPPM”. Krypometër ka biseduar me Specialistin e Mjekësisë së Përthshme, Fevzi Sylejmani, i cili ka thënë se pretendimet e bëra në këtë postim nuk qendrojnë. Ai ka thëë se këpurdhat trajtohen bazuar në protokolet shëndetësore. “Ato trajtohen me preparate kundër mikozave (këpurdhave) në raste më të lehta edhe me krema, kurse ato raste që janë më të rënda trajtimi bëhet edhe me ilace tjera. Patjetër që mbajtja e higjienës së thonjëve ndihmonë, ashtu sic ndihmon edhe mbathja e këpucëve dhe qorapave të cilat thithin lageshtin”- ka thënë ai për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software