About: http://data.cimple.eu/claim-review/e94547d0aec3e37f3995f53d5fa21ebfe51f096d1a98346d798be026     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Naim Ismajli | Foto: KALLXO.com Kryetari i Shtimes e mban fjalën, i eliminon dobësitë në pasqyra financiare Deklarata “Ne kemi pasur probleme shumë me free-balancet në vitet e para që tash nuk e kemi më në vitin e fundit dhe duhet të themi që kjo e gjetur dhe rekomandim që ka të bëj me regjistrimin e pasurisë përfundon këtë vit” Vlerësimi E vërtetë Në raportin e auditimit të vitit 2018, i cili është publikuar në muajin maj të vitit 2019, Komuna e Shtimes ka marrë opinion të pamodifikuar. Ashtu siç kishte premtuar kryetari Ismajli, Komuna e Shtimes nuk ka pasur theksim të çështjes në lidhje me regjistrimin e pasurisë. Artikulli Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Shtimes, të mbajtur në fund të vitit 2018, kryetari Naim Ismajli, kishte premtuar më nuk do të ketë theksim të çështjes në lidhje me regjistrimin e pasurisë. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, vazhdimisht Auditori i Përgjithshëm kishte dal me opinion të pamodifikuar po me theksim të çështjes. Sipas Auditorit, Komuna e Shtimes kishte probleme me regjistrin e pasurive, kështu duke mos evidentuar edhe investimet e reja madje duke bërë edhe nënvlerësimin e pasurive ekzistuese. Por në debatin e mbajtur, Ismajli kishte dhënë premtimin se ky problem më nuk do të përsëritet dhe si rrjedhojë e kësaj më nuk do të ketë gjetje dhe rekomandime nga ana e Auditorit në lidhje me këtë çështje. “Ne kemi pasur probleme shumë me free-balancet në vitet e para që tash nuk e kemi më në vitin e fundit dhe duhet të themi që kjo e gjetur dhe rekomandim që ka të bëj me regjistrimin e pasurisë përfundon këtë vit. Ne para dy jave e kemi diskutu të gjithë azhurnimin e të dhënave që e ka bërë zyra e financave në e-service se është ajo pjesa e e-shërbimit ku kanë qasje dhe krijohet transparenca, ka qenë pjesa e pasurisë nën 1 mijë euro, ajo ka qenë sfida kryesore, tash zyra e pranimit të mallit veç e koordinuar, zyrtari është certifikuar, çdo blerje bën azhurnimin e të dhënave dhe kjo më nuk do të jetë e gjetur dhe as rekomandim”, kishte deklaruar Ismajli në debat. Në raportin e auditimit të vitit 2018, i cili është publikuar në muajin maj të vitit 2019, Komuna e Shtimes ka marrë opinion të pamodifikuar. Ashtu siç kishte premtuar kryetari Ismajli, Komuna e Shtimes nuk ka pasur theksim të çështjes në lidhje me regjistrimin e pasurisë. Auditori jep një opinion të pa-modifikuar nëse arrin në përfundimin se pasqyrat financiare janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në pajtim me kornizën e zbatueshme financiare. “Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2018 paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale”, thuhet në opinionin e pamodifikuar të Auditorit në vitin 2018. Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur më shumë shkelje në Komunën e Shtimes në vitin 2018 krahasuar me vitin paraprak. Auditori i ka dhënë 17 rekomandimeve kësaj komune për t’i adresuar shkeljet dhe dobësitë e identifikuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare të vitit 2018. Në vitin 2017, Komuna e Shtimes i kishte pranuar vetëm 10 rekomandime nga auditori. Numër të njëjtë të rekomandimeve kishte pranuar edhe në vitin 2016. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Shtimes në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Shtime në vitin 2018. KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA. Debati në Komunën e Shtimes është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike. Debati në Komunën e Shtimes është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook. LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Shtimes Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 30 novembre 2018
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software