Informacioni i pa-saktë se të dielën do të ndërrohet ora
Deklarata
“Ditën e diel ndërrohet ora, mësoni a do flejmë një orë më shumë a më pak”.
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit nuk është i plotë dhe si i tillë bën që qytetarët të kuptojnë se ndërrimi i orës do të bëhet këtë të diele. Por, këtë të diele nuk do të ketë ndërrim të orës. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodhë në të dielen e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.
Artikulli
Një faqe në rrjetin social facebook Mitrovica SOT ka publikuar një përmbajtje me titull “Ditën e diel ndërrohet ora, mësoni a do flejmë një orë më shumë a më pak”.
I njëjti tekst është publikuar edhe në ueb faqen mitrovicasot.net.
Titulli i artikullit nuk është i plotë dhe si i tillë bën që qytetarët të kuptojnë se ndërrimi i orës do të bëhet këtë të diele. Por, këtë të diele nuk do të ketë ndërrim të orës.
Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodhë në të dielen e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.
Ndryshimi i orës u vendos prej vitit 1981 që përfshin të gjithë Europën, prej kur në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta prapa.
Norma europiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, kur akrepat lëvizin 60 minuta para orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.