About: http://data.cimple.eu/claim-review/ea905800530d2332800f86aae5ad7c3b1f0b408a43ff059a74be1e9e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rishpërndahet lajmi i vjetër për gjykimin e Enver Sekiraqës Deklarata Mbyllet për publikun dëshmia e Adelina Ismailit dhe motrave të saj në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës Vlerësimi Me kos Artikulli i shpërndarë më 6 shkurt 2023, me titull “Mbyllet për publikun dëshmia e Adelina Ismailit dhe motrave të saj në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës” nuk është i saktë. Në muajin shkurt të vitit 2023 nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore në të cilën ishte paraparë të dëshmonte Adelina Ismajli. Seanca që është pjesë e këtij lajmi është mbajtur me 27 tetor 2023. Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht të vitit 2007. Më 23 janar 2023, në seancë ka dëshmuar Arben Berisha, i dënuar për vrasjen e Triumf Rizës. Artikulli Më 6 shkurt 2023 faqja në Facebook “Exlusive Albania Today” publikoi një artikull me titull “Mbyllet për publikun dëshmia e Adelina Ismailit dhe motrave të saj në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës”. I njëjti lajm me po këtë titull është shpërndarë edhe në faqe tjera si “Info Ditore” dhe “Kronika Sot”. Në kohën kur është publikuar ky lajm, nuk është mbajtur seancë gjyqësore në të cilën ka dëshmuar Adelina Ismaili. Informacioni që është publikuar si lajm i ri, në fakt ka qenë i vitit të kaluar. Më 27 tetor 2022, ishte mbajtur seanca gjyqësore ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, në të cilën ishte paraparë të dëgjohen si dëshmitare motrat Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili. Ndërsa, më 23 janar 2023, u mbajt seanca ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës, në të cilën ka dëshmuar Arben Berisha, personi i dënuar për këtë vrasje. Enver Sekiraqa akuzohet se kishte nxitur Arben Berishën për vrasjen e Triumf Rizës, vrasje që ndodhi më 30 gusht të vitit 2007. Sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të. Për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha si ekzekutor ishte dënuar me 35 vite burg. Në maj të vitit 2016, Gjykata e kishte gjetur fajtor dhe dënuar me 37 vjet burg Enver Sekiraqën ndërsa pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software