About: http://data.cimple.eu/claim-review/eaac9af33124e4f9cb2293827ee467294f1e74145f36d3383daba7b0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për zhdukjen e një personi nga “Kobra” Deklarata “Denoncim me emra, kush është i riu që e zhduku “Kobra”, ne denoncim përfshihen edhe dy polic” Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Denoncim me emra, kush është i riu që e zhduku “Kobra”, ne denoncim përfshihen edhe dy polic” është i rremë. Artikulli bazohet në një raportim të një qytetari, të cilit nuk i permendet emri, ndërsa për pretendimet e tij nuk janë pyetur as Policia e Kosovës dhe as Prokuroria. Admir Shala, kryeprokurori i Prizrenit, për KALLXO.com ka thënë se personi i cili është përmendur në artikull (E.B) është i gjallë dhe nuk është i zhdukur. Artikulli Më 13 janar 2023, në faqen e internetit “specialja.com” është shpërndarë një artikull me titullin “Denoncim me emra, kush është i riu që e zhduku “Kobra”, ne denoncim përfshihen edhe dy polic”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen në Facebook “Speciale”, më 13 janar 2023. Ndërsa faqja “Specialja” e ka publikuar më 7 shkurt 2023. Në këtë artikull flitet për Dibran Hoxhaj, i cili thuhet se është i njohur me nofkën “Kobra” dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e një 31-vjeçari para disa javësh. Tutje në artikull thuhet se së fundmi një qytetar i Kosovës ka denoncuar te “5pytejet.al” se Kobra së bashku me dy efektivë policie kanë gisht në zhdukjen e një personi, të cilit iu është përmendur edhe emri, mbiemri, mosha dhe vendi prej nga vjen ai. Lajmi nuk Në këtë artikull thuhet se sipas qytetarit, i cili thuhet se ka dashur të mbetet anonim, i riu është zhdukur nga Kobra në bashkëpunim me dy policë të Kosovës. Por, në artikull nuk janë pyetur Policia e Kosovës e as Prokuroria dhe as nuk janë kërku të dhëna për personin në fjalë. Gjithë artikulli bazohet në një raportim që ka bërë një qytetar, i cili pretendon se i riu është rrëmbyer për shkak se nuk ka dhënë aq para sa i janë kërkuar. KALLXO.com për të verifikuar këtë lajm ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Pas disa ditëve, Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje për KALLXO.com ka sqaruar se lajmi i publikuar është i rremë. Admir Shala, kryeprokurori i Prizrenit, ka thënë se personi i cili është përmendur në artikull (E.B) është i gjallë dhe nuk është i zhdukur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software