About: http://data.cimple.eu/claim-review/eaebb23be4b76772e6525cc377b33173757d4ca3ab20eef7d4ce2ae2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rreme për bisedën mes Kurtit dhe Kusari-Lilës Deklarata Zdravo Mimi! A mos fole me Milanin Vlerësimi Me kos Një bisedë e pretenduar në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetës Mimoza Kusari-Lika është e rreme. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka thënë se postimi është i rremë. Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lika ka thënë se biseda është tërësisht e rreme. Megjithatë, Mimoza Kusari-Lila e kishte pranuar se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radoiçiqin. Artikulli Më 18.07.2023, një profili në rrjetin social “Threads” ka publikuar (arkiva) një fotografi të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefës se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendsoje, Mimoza Kusari-Lila. Në ilustrim pretendon se është Kurti e Kusari-Lila kanë zhvilluar një bisedë telefonikë. Kurti pretendohet që iu ka drejtuar Kusari Lilës me fjalët “Zdravo Mimi! A mos fole me Milanin”, ndërsa pretendohet se Kusari-Lila i është përgjigjur duke thënë “Po fola me to nja 2-3 minuta… Tha mos gaboni me shku n’Tiranë në takim”. Dhe përgjigja e pretenduar e Kurti ishte “U kry Mimi, po shkoj qatje Greqi pra pak”. Krypometër më 30.05.2024 ka pyetur vetë deputetn Mimoza Kusari-Lila për të vëtetetuar nëse një bisedë që pretendohet është zhvilluar mes saj dhe kryeministrit Kurti. “Kjo është e vjetër e kanë riaktualizu. Përndryshe, po tërësisht e rreme pas asnjë të vërtetë në të”– ka deklaruar për Krypometër Mimoza Kusari-Lila. Në anën tjetër edhe zëdhënësi i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka mohuar një bisedë të tillë në mes të Kurtit dhe deputetes Kusari-Lila. “Kjo fotografi është e manipuluar dhe krejtësisht e pavërtetë”– ka thënë Manxhuka për Krypometër, më 30.05.2024. Kjo fotografi me kinse një bisedë mes Kurtit dhe Kusari-Lilës është publikuar në kohën kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk kishte marrë pjesë në një takim në mes të liderëve të Ballkanit Përrandimor. “Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”- kishte dekalruar zëdhnësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, më 17.07.2023. Më 10.06.2023, Gazeta Nacionale kishte publikuar disa audio-inçizime, në të cilat dëgjohen duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radoiçiqin. “Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– kishte deklaruar Kusari-Lila.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software