About: http://data.cimple.eu/claim-review/eb29d895fb7d4473e02f7d0e3ef497dc934aa390428a31bc5ca0cad1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Fatmir Limajt për punësimin e dhëndrit në ministrinë e NISMA-s Deklarata Cilën kontratë e ka marrë, kush tha që ka marrë kontratë. S’është e vërtet. Ju po folni me gjysmë të vërteta… Unë me sa e di është në praktikë plus vjen nga një pozitë si menaxher i bankës… Atëherë duhet të pyetet institucioni përkatës a i ka respektuar rregullat ligjore dhe a i ka plotësuar kushtet Vlerësimi Rrenë Fatmir Limaj dy herë nuk e ka thënë të vërteten rreth punësimit të dhëndëri të tij në ministrin e Tregtisë dhe Industrisë. Veron Selmani nuk është punësuar si praktikant në MTI, por ishte punësuar me marrëveshje për shërbime të veçanta në KIESA për pozitën ‘Konsulent për çështje financiare’. Ndërsa, me 14 gusht, Selmani është përzgjedh si kandidatë i suksesshëm për pozitën: Zyrtar për Investime Strategjike në MTI. Artikulli Mbrëmjen e sotme në Debat Pernime, kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR- PD, Fatmir Limaj tha se dhëndri i tij nuk është punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por është praktikant. Ai u pyet nga Jeta Xharra në lidhje me punësimin e dhëndrit të tij Veron Selmanin. “Cilën kontrate e ka marrë, kush ka thanë që ka marrë kontratë. S’është e vërtetë që ka marrë, ju po flisni me gjysmë të vërteta”, tha ai. Tutje pasi u ballafaqua me fakte ai tha se është në praktikë. “Unë me sa di është në praktikë, plus vjen nga një bankë nga menaxheri i bankës, me sa di unë është me naj praktikë naj trajtim”, tha ai. E kur u sfidua me vendimin për kandidatin e suksesshëm që është publikuar në ueb-faqen e MTI-së, Limaj ndërrojë qëndrim. “Atëherë duhet të pyetet institucioni përkatës a i ka respektuar rregullat ligjore dhe a i ka plotësuar kushtet”, ka thënë Limaj. Kujtojmë se vitin e kaluar KALLXO.com kishte raportuar se konsulent për çështje financiare, është pozita për në të cilën Veron Selmani është angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta në mars të vitit 2018 në Agjencinë KISEA. Kjo Agjenci është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Dhëndri i Fatmir Limajt punësohet në Ministrinë e NISMA-s Me 14 gusht të vitit 2019, Selmani është përzgjedhur kandidatë i suksesshëm për pozitën: Zyrtar për Investime Strategjike në MTI. Tash Selmani, nëse nuk ka pas ankesa, do të bëhet shërbyes civil në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Veron Selmani është dhëndërri i Fatmir Limajt. Dhëndri i Fatmir Limajt me pozitë të re në ministrinë e NISMA-s
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software