About: http://data.cimple.eu/claim-review/eb4250c53a85abe8a8829fee1e6bb4b03af276d012e0fe1c2b6500f7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar se një shampon ndalon rënien e flokëve Deklarata Flokë të shëndetshëm dhe të trashë përgjithmonë: trikologu-kosmetologu i njohur nga Kosova, i talentuari Behar Morina, krijoi një formulë inovative që rikthen forcën dhe dendësinë e flokëve në 21 ditë! Vlerësimi Me kos Artikullin me titull “Flokë të shëndetshëm dhe të trashë përgjithmonë: trikologu-kosmetologu i njohur nga Kosova, i talentuari Behar Morina, krijoi një formulë inovative që rikthen forcën dhe dendësinë e flokëve në 21 ditë!”- është i rremë. Në artikull janë përdorur emra fiktivë të mjekëve, të cilët janë ilustruar me fotografi që mund të blihen në internet për ilustrime. Specialistët thonë se disa prej arysyeve të rënies së flokëve lidhen me disa sëmundje specifike, por ka raste kur rënia e flokëve është edhe trashëgimi. Artikulli Më 29.07.2024 faqja në Facebook “Eco shop”(arkiva) ka publikuar një artikull për një produkt i cili thuhet se ndalon rënien e flokut dhe i shton ato. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në ueb-faqen natural-sv.life’ (arkiva), me titull “Flokë të shëndetshëm dhe të trashë përgjithmonë: trikologu-kosmetologu i njohur nga Kosova, i talentuari Behar Morina, krijoi një formulë inovative që rikthen forcën dhe dendësinë e flokëve në 21 ditë!”. Ky artikull pretendon se e citon trikologun- kosmetologun, Behar Morina. Pra për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësor duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës, prandaj Krypometër ka kontrolluar listën e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk asnjë mjek me emrin Behar Morina. Neni 8 i ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor thotë se anëtarësimi në Oda është i detyrueshëm për të gjithë doktorët e mjekësisë… si dhe profesionistët tjerë shëndetësor me kualifikim të mesëm dhe të lartë të përcaktuar në regjistrin zyrtar të ministrisë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre shëndetësore në Republikën e Kosovës. Morina është ilustruar edhe me një fotografi të cilën Krypometër e ka verifikuar përmes ‘Google Lens’ dhe ka gjetur se kjo fotografi përdoret për të ilustruar profesionin e biznesmenit. Krypometri po ashtu ka verifikuar edhe njërën nga fotografitë që janë prezantuar në këtë artikull, të personave kinse para dhe pas përdorimit të këtij produkti që prezantohet. Nga kërkimet në ‘Yandex’ të dërgon tek një shkrim me përmbajtje të njëjtë me fotografi të njëjta vetëm në gjuhen polake, por edhe në disa faqe të tjera (shih këtu, këtu dhe këtu). Pra personat e prezantuar në shkrimin në ueb-faqen ‘natural-sv.life’, kanë emra të tjerë në artikullin e shkruar në gjuhen polake në ueb-faqen tricho-mist.com (arkiva). Krypometri për këtë ka biseduar me drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, i cili ka thënë se rënia e flokut varet prej shumë faktorëve. “Me qenë kaq e thjeshtë i kisha kthy flokët e mija. Por shkaqet munden me qenë gjenetike dhe nuk mund askush me i ndalë. Disa sëmundje (gjëndra tiroide apo sëmundjet me çrregullime hormonale), mund të ndikojnë në rënjen e flokëve. Flokët kërkojnë kujdes normal për mirëqenie andaj lus të gjithë që të mos i besojnë këtyre lajmeve apo portaleve”- ka thënë Sylejmani.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software