About: http://data.cimple.eu/claim-review/ec489f661144e1c994dd20bd98db8fe4fa18df4fa20bac0f3eddb006     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përmbajtja e rreme se ushtria serbe pushton Kosovën Deklarata Ushtria serbe PUSHTON Kosovën/ DËSHTIMI i NATO-s në Veri Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos së publikuar në Facebook “Ushtria serbe PUSHTON Kosovën/ DËSHTIMI i NATO-s në Veri” është i rremë. Ushtria serbe nuk e ka pushtuar Kosovën. Në video nuk është dhënë asnjë fakt që e mbështetë konstatimin tjetër që thotë se “NATO ka dështuar në Kosovë”. Në video, për dallim nga titulli, flitet për disa takime që zyrtarët e NATO-së kanë zhvilluar me krerët e institucioneve në Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se këto janë takime të rregullta me përfaqësuesit e NATO-së në Kosovë. Artikulli Më 17.04.2024 faqja e Facebook-ut “Ntv Videos” (arkiva) ka publikuar një video me përshkrimin “Ushtria serbe PUSHTON Kosovën/ DËSHTIMI i NATO-s në Veri”. Krypometër fillimisht ka verifikuar konstatimet e bëra në përshkrimin e kësaj video që është publikuar (arkiva) në Facebook. Është faktë notor që Serbia nuk e ka pushtuar Kosovën dhe se institucionet legjitime e demokratike të Kosovës kanë kontroll në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si përcaktohet në Kushtetutë të shtetit. Policia e Kosovës vazhdon të kontrollojë kufirin dhe të gjitha pikat kufitare të Kosovës, duke përfshirë ato me Serbinë. KFOR e EULEX vazhdojnë të kryejnë misionet e tyre në tërë territorin e Kosovës. Në përmbajtje të videos nuk flitet për “pushtim të Kosovës” si thuhet në titull, por aty flitet për disa takime që zyrtarët e NATO kishin me krerët e institucioneve të Kosovës. Video e publikuar në “Ntv Videos”(arkiva) kishte titull “Takime urgjente në Kosovë”. Në video thuhet se shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve në Kosovë. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se faktet e paraqitura nuk përkojnë me realitetin në terren. Në lidhje me përshkrimin “Takime urgjente”, Kryeziu theksoi se takimet janë në kuadër të takimeve të rregullta me përfaqësues dhe zyrtarë të NATO. “Titulli, përveçse nuk përkon me kronikën bashkëngjitëse, nuk përkon as me realitetin në terren. Ndërkohë që takimet në fjalë janë në kuadër të takimeve tona të rregullta me përfaqësues dhe zyrtarë të NATO”- është shprehur Kryeziu për Krypometër. Më 11.04.2024, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO (NALT), Gjeneral Brigade Ralf Peter Hammerstein, si dhe drejtorin e ardhshëm të NALT, Gjeneral Brigade Christian Nawrat, të shoqëruar nga Shefja e sektorit të Operacioneve Aktuale nga Selia e NATO, Ariella Viehe. Në takim, Presidentja ka ritheksuar përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë- NATO për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK me standardet më të larta të NATO, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO në misione të përbashkëta, krahas synimit strategjik shtetëror drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Ndërsa më 13.04.2024, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim sektetaren Viehe. Në këtë takim sipas një njoftimi për media, Sveçla ka shprehur shqetësimin për qasjen e vazhdueshme destruktive të Serbisë si dhe për gjuhën e veprimet e saj kërcënuese në raport me Republikën e Kosovës. “Theksova rëndësinë e ndëshkueshmërisë së ekstremistëve të dhunshëm e terroristëve, si garancë e mospërsëritjes së sulmeve me të cilat jemi ballafaquar së bashku me pjesëtarët e KFOR”- ka shkruar Sveçla në Facebook. Edhe ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar Viehen. Maqedonci ka theksuar se me sekretaren kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe ka nënvizuar faktin që “vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbënë kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO”. Krypometër ka raportuar edhe për përmbajtje tjera të ngjashme që u verifikuan si të rreme, e që ndërlidhen me pretendimet se ushtria serbe është futur në Kosovë. Video e publikuar më 24.04.2024, për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë ishte e rreme, megjithatë janë shënuar disa raste kur forcat serbe janë dislokuar afër vijës kufitare me Kosovën. Më 21.03.2024, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut. Ai ka publikuar një video në të ciën shihen disa persona në uniformë. Kurti pati thënë se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ndërsa, në prill të këtij viti (2024), ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci gjatë një takimi me Shefen e operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, ka kërkuar nga NATO që ta trajtojë me seriozitet çështjen e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën. Maqedonci ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me misionin paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR dhe se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO. Shtetet e Bashkuara të Amerikës disa herë (shih këtu dhe këtu) kanë shprehur shqetësime për dislokimin e forcave serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Një raport i BIRN për rrjedhën e dezinformatave në Kosovë i publikuar gjatë viti 2023 ka konstatuar se një nga narrativat dezinformuese të Kremlinit është synimi me e portretizuar KFOR si mision i dështuar i NATO-së në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software