About: http://data.cimple.eu/claim-review/ec8f881629b87e9d6c4dbea1cb65f9e0a8cf9b1afdf35f4e876d986c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shqipëria nuk ka lëshuar në qarkullim kartmonedha me imazhin të Adem Jasharit Deklarata Parja më e bukur në botë! Vlerësimi Rrenë Fotografia e kartmonedhës 3,000 lek më imazhin e Adem Jasharit me përshkrimin “Parja më e bukur në botë!” është e rreme. Kjo kartmonedh nuk është zyrtare. Banka Kombëtare e Shqipërisë ka thënë se nuk kanë plan të hedhin në qarkullim ndonjë kartëmonedhë tjetër perveç atyre që janë ekzistuese. Artikulli Më 29 janar 2023, në faqen në Facebook, Kosova unike (arkiva) është publikuar një kartëmonedhe shqiptare me vlerë 3,000 lek që mban portretin e Adem Jasharit. E njëjta është publikuar në muajin nëntor në faqet; Albanische Zeitungen (arkiva), Gazeta Shtatë (arkiva), Showbizi Shqiptar (arkiva), Mesazhi online (arkiva). Krypometri ka kontrolluar vërtetësinë e fotos dhe ka gjetur se e njëjta është e fabrikuar duke ia vendosur portretin e Adem Jasharit. Në ueb faqen e Bankës së Shqipërisë janë dhënë informacione se cilat kartëmonedha janë aktualisht në qarkullim dhe të dhënat tregojnë se një kartëmonedhë më vlerë 3,000 mijë lek me portretin e Adem Jasharit nuk është në qarkullim. Më 18 dhjetor 2023, Krypometri ka kërkuar informacione nga Banka e Shqipërisë. Nga kjo bankë kanë thënë se nuk kanë plan të hedhin në qarkullim ndonjë kartëmonedhë tjetër perveç atyre që janë ekzistuese. “Banka e Shqipërisë me hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave të fundit të serisë së re, 500 dhe 2,000 lek, ka realizuar përfundimisht plotësimin e serisë së re me 6 kartëmonedha. Secila prej kartëmonedhave, pjesë përbërëse e serisë me 6 prerje, ka tematikën e përcaktuar dhe pasqyruar në çdo njërën prej tyre. Aktualisht Banka e Shqipërisë nuk ka në planet e saj të shtojë në serinë e saj të sapo hedhur në qarkullim, ndonjë kartëmonedhë tjetër me kurs ligjor me përmbajtje të ndryshme nga ato që janë në duart e publikut”- thuhet në përgjigjen e dhënë për Krypometër. Seria e re e kartëmonedhave Lekë përmban 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lek. Kjo seri u prezantua gjatë viteve 2019 – 2022.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software