schema:text
| - Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock
Lajmi i rremë për vetëvrasjen e një gruaje në Shqipëri
Deklarata
U bë virale në rrjetet sociale pas deklaratave që bëri në studio e “Shihemi në gjyq”, Vjollca bën vetëvrasje, zbardhet arsyeja
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Lajmi është demantuar nga vetë autorja e emisionit që transmetohet në televizionin Klan, Eni Çobani, duke publikuar fotografi me gruan.
Artikulli
Disa media në Shqipëri kanë raportuar se ka bërë vetëvrasje gruaja me emrin Vjollca, e cila kishte fituar popullaritet nga një emision vendor, për çështje juridike.
Lajmi më pas është demantuar nga vetë autorja e emisionit që transmetohet në televizionin Klan, Eni Çobani, duke publikuar fotografi me gruan.
Mediat raportuan të martën se gruaja bëri vetëvrasje, pasi shprehja e saj “Çantën n’krahë për kokrrën e qejfit”, në studion televizive të “Shihemi në gjyq” u bë virale në rrjetet sociale. Lajmi u shpërnda në mediat si: “shqiperiaime.com.al”, “albaniatoday.al”, dhe në Facebook si tek faqja “Korca Today”.
Në tekste pretendohej se gruaja u vetëvra pas debatit në emision me bashkëshortin e saj dhe presionit familjar pas publikimeve tallëse në internet.
Gjashtë muaj më parë, çifti Vjollca dhe Zenuni, nga Kavaja, 45 vjet të martuar, u bënë të njohur në Shqipëri, pasi në emisionin “Shihemi në gjyq”, gruaja kërkonte të drejtat e saj dhe përkushtimin e bashkëshortit, edhe pse nuk jetonte më me të.
Burri kërkonte që ata të bashkëjetonin sërish, duke e ftuar Vjollcën në emision.
|