About: http://data.cimple.eu/claim-review/ed5b6342e73c90ab413115b22430d60d8e5389a1da6c5422e527e09c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Albin Kurti mban fjalën për CV-të e anëtareve të bordeve Deklarata Të enjten në emisionin “Jeta në Kosovë”, kryeministri Albin Kurrti dha një premtim publik, dërgimin e CV-ve të të gjithë anëtarëve të emëruar nëpër Ndërmarrjet Publike. “Po angazhohem unë personalisht që të ua dërgoj nesër, këto njëzetë CV”, tha Kurti. Vlerësimi E vërtetë Një ditë pas intervistës, CV-të e shtatë bordeve të Ndërmarrjeve Publike janë dërguar nga ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, për KALLXO.com. Artikulli Të enjten në emisionin “Jeta në Kosovë”, kryeministri Albin Kurti dha një premtim publik, dërgimin e CV-ve të të gjithë anëtarëve të emëruar nëpër Ndërmarrjet Publike. “Po angazhohem unë personalisht që të ua dërgoj nesër, këto njëzetë CV”, tha Kurti. E Një ditë pas intervistës, CV-të e shtatë bordeve të Ndërmarrjeve Publike janë dërguar nga ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, për KALLXO.com. KALLXO.com do t’i publikoj CV-të e anëtarëve dhe kryesueseve të shtatë Bordeve të Ndërmarrjeve publike në ditët në vazhdim. Deri më tani, qeveria në detyrë të cilës i prin Albin Kurti i ka shkarkuar disa pre bordeve nëpër Ndërmarrjet Publike. Prej Ndërmarrjeve Publike të para ku u shkarkuan bordi ishte Telekomi i Kosovës. Tani, në Bordin e Përkohshëm në Telekom janë emëruar, Genc Rraci, kryesues dhe drejtor, Naim Maloku, drejtor, Hekuran Nikçi, drejtor dhe Lule Ahmeti, drejtore. Në Ndërmarrjen Qendrore “Posta e Kosovës” u emëruan, Mentor Arifaj, kryesues bordi, Kujtim Shala, Blerton Abazi, Sajmije Thaçi, anëtarë. Në KRU Prishtina kryesues bordi u emërua Mentor Hyseni, një ish-kandidat për deputet nga LVV. Ndërsa, si anëtarë bordi në këtë ndërmarrje publike u emëruan edhe Hajrije Morina, Idriz Maliqi dhe Seat Bilibani. Në Ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor” qeveria në detyrë emëroi katër anëtarë në bordin e përkohshëm, Altin Sahiti, Arieta Vula- Pozhegu, Edmond Halimi dhe Ylber Elshani. Në bordin e përkohshëm të Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), u emëruan katër anëtarë. Rrezarta Pllana si kryesuese, Arbnor Pula, Bezad Halilaj dhe Merita Kasapolli, si anëtarë. Në ndërmarrjen tjetër publike, “Ibër Lepenc” u emëruan përkohësisht, Ajshe Zeneli-Bytyqi, Alban Fetahu, Bekim Selimi dhe Nazmi Pllana. Në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Kosovës “Infrakos”, u emëruan Enis Berisha, Vjollca Jashari, Artan Dermaku dhe Avdullah Lala.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software