schema:text
| - Raportimi i rremë për këshillën e kardiokirurgut lidhur me shtypjen e gjakut
Deklarata
KARDIOKIRURGU KËSHILLON: “Për Të Patur Presion 120/80, Pini Me Stomakun Bosh 2 Orë Para Vaktit
Vlerësimi
Me kos
Pretendimi se një recetë mund të mbajë shtypjen e gjakut në parametra normale është i pa-qendrueshëm dhe i pa-verfikuar nga shkenca. Përveç kësaj, në artikull nuk është përmendë as emri i kardiologut që e ka rekomanduar një gjë të tillë. Artikulli i këtij lajmi është ilustruar me foton e ministrit të shëndetësisë në Ukrainë, Yemets Ilya Mykolayovych, i cili po ashtu me profesion është kardiolog, por në asnjë vend në artikull nuk është cituar. Krypometri nuk ka gjetur ndonjë deklarim të ministrit në të cilin jep këshilla e receta për trajtim të shtypjes së gjakut.
Artikulli
Më 14 nëntor 2022 faqja e internetit Jeta dhe Shëndeti publikoi një lajm me titull: “KARDIOKIRURGU KËSHILLON: “Për Të Patur Presion 120/80, Pini Me Stomakun Bosh 2 Orë Para Vaktit…
I njëjti lajm me po këtë titull është publikuar edhe në faqe tjera si: TraditaShqiptare, AlbTech Plus, Ilirida Jonë dhe Shqipëria.
Pra i njëjti lajm qarkullon edhe muaj më herët, në korrik, gusht e shtator 2022, pra është lajm i ri-publikuar.
Brenda artikullit nuk jepet emri i ndonjë kardiologu, por vetëm një recetë popullore që pretendohet se e bënë trajtimin e shtypjes së gjakut me hudhër e disa përbërës tjerë.
Krypometri ka gjetur se fotoja e personit me të cilin është ilustruar ky lajm është fotoja e ministrit aktual të shendetësisë në Ukrainë, Yemets Ilya Mykolayovych.
Mykolayovych me profesion është kardiolog dhe ka qenë ministër i shëndetësisë në periudhën 2010– 2011 dhe nga viti 2020 e deri sot.
Krypometri nuk ka gjetur ndonjë deklarim të ministrit Mykolayovych ku jep këshilla apo receta se si të mbahet shtypja e gjakut në nivele normale.
|