About: http://data.cimple.eu/claim-review/ee2ab56e972d54d2df45e2e359563564f619ac5343b4044c6f5ddd23     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdorimi i logos së Televizionit Klan Kosovës për të shitur ilaçe Deklarata NE 60 VJEÇ, DIABETI PO PO ME BËN ME AFTËSI TË KUFIZUAR! FALEMINDERIT MJEKUT GAVRANKAPETANOVIĆ JO VETËM E SHËROVA, POR SHPËTUA KARRIERËN! Vlerësimi Rrenë Përmbajtja e artikulli me titull “NE 60 VJEÇ, DIABETI PO PO ME BËN ME AFTËSI TË KUFIZUAR! FALEMINDERIT MJEKUT GAVRANKAPETANOVIĆ JO VETËM E SHËROVA, POR SHPËTUA KARRIERËN!” është e rreme. Artikulli nuk është publikuar në faqen e televizionit “Klan Kosova”,l si pretendohet në artikull. Bari që tentohet të shitet përmes mashtrimit nuk ka Autorizim marketingu Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Fotografitë që janë përdorë në këtë artikull janë të këngëtarit Dino Merlin gjatë një intervistë dhënë për televizionin N1. Në këtë intervistë Merlin nuk ka folur për barin Diastop dhe as nuk është kyqur në emision Dr. Ismet Gavrankapetanoviq, si pretendohet në artikull. Artikulli Më 21 shtator 2023, faqja në Facebook “Nimbuszz” ka shpërndarë një artikull me titull “NE 60 VJEÇ, DIABETI PO PO ME BËN ME AFTËSI TË KUFIZUAR! FALEMINDERIT MJEKUT GAVRANKAPETANOVIĆ JO VETËM E SHËROVA, POR SHPËTUA KARRIERËN! I njëjti postim në Facebook është shpërndarë me përshkrimin “Ilaçi i harruar që i dha jetën përsëri. Dino Merlin dhe historia e tij për luftën e tij me diabetin. Gjeni se si duroi kohë të vështira, humbje të miqve dhe karrierë, por falë një mjeku të mahnitshëm që ai shëroi dhe përjetoi përsëri gëzimin e jetës.” Artikulli i shpërndarë është publikuar në faqen “bora-chek33.com” pretendohet se është shpërndarë në një faqe e cila ka dizajnin dhe logon e Televizionit Klan Kosova. Artikulli citon Dr. Ismet Gavrankapetanoviq, i cili rekomandon produktin ‘Diastop’, për shërim të diabetit. Më datë 28 shtator 2023, Krypometri ka verifikuar se një artikull me titull dhe përmbajtje të ngjashme nuk është publikuar në faqen zyrtare të televizionit Klan Kosova. Krypometër ka kontaktuar me kryeredaktorin e televizionit, Gazmend Syla, i cili ka thënë se Klan Kosova nuk e ka publikuar një artikull të tillë. “Kjo faqe nuk është faqe e Klan Kosovës. Dikush e ka klonuar dizajnin e faqes sonë për të mashtruar opinionin se kinse është raportim i Klan Kosovës. Do t’i shohim mundësitë për ta denoncuar këtë rast”- thuhet në një përgjigje për Krypometër, më 28 shtator 2023. Pos dizajnit të faqes së publikuar i cili del të jetë i manipuluar, Krypometri ka verifikuar edhe pretendimet e tjera në artikull. Artikulli promovon një produkt me emrin “Diastop”, i cili pretendohet se është preparat për shërimin e diabetit. Krypometri ka kontaktuar me Agjencioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale institucion ky i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë dhe lëshon autorizime të marketingut për barnat që shiten në Kosovë. “Produkti si më poshtë “Diastop+” nuk figuron në listën e produkteve që kanë Autorizim marketingu dhe që publikohet në ueb-faqen e AKPPM-së për çdo javë e azhuruar dhe mund të kenë qasje të gjithë dhe të verifikojnë vet produktet”- thuhet në përgjigjen e AKPPM-së dhënë Krypometrit. Fotografitë që janë përdorë në këtë artikull janë të këngëtarit Dino Merlin gjatë një interviste dhënë për televizionin N1 më 27 dhjetor 2020. Në këtë intervistë Merlin nuk ka folur për barin Diastop dhe as nuk është kyqur në emision Dr. Ismet Gavrankapetanoviq, si pretendohet në artikull. Pas kërkimit në internet, rezulton se Dr. Ismet Gavrankapetanoviq nuk është endokrinolog që ka specializim sëmundjen e diabetit, por është ortoped në Sarajevë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software