schema:text
| - Rrena e Haradinajt për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit
Deklarata
Unë nuk e kam nënshkru kontratën e asnjë rrugë. Këtë të Gjilanit e ka nënshkru Lutfi Zharku, atë tjetren, Lutfi Zharku, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në kohën e ish-ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, kur Qeveria Mustafa veçse ishte në detyrë. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e kishte kthyer në rivlerësim për shkak të parregullsive që kishte gjetur. Rivlerësimi i ofertave ishte bërë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj. Pas rivlerësimi totali i kontratave të nënshkruara për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit ishte për 11 milionë euro më pak se sa në kohën e qeverisë së Isa Mustafës.
Artikulli
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ia ka huqur kur ka folur për kontratën e autostradës së Gjilanit.
Në emisionin Debat Pernime duke folur për kontratat e mëdha të nënshkruara nga Qeveria Haradinaj, ky i fundit deklaroi se kontratën për autostradë nuk e ka nënshkruar ai, por Lutfi Zharku.
“Një kontratë e kam nënshkru unë, kontrata e Countor Global, është transparente, e lexon në internet. Unë nuk e kam nënshkru kontratën e asnjë rrugë. Këtë të Gjilanit e ka nënshkru Lutfi Zharku, atë tjetren, Lutfi Zharku, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi”, tha Haradinaj në Debat Pernime.
Kjo nuk qëndron, për shkak se kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan nuk është nënshkruar nga ministri Lutfi Zharku. Kontrata për Gjilan është nënshkruar nga ministri i partisë së Ramush Haradinajt, Pal Lekaj.
Më 12 shkurt të vitit të kaluar Pal Lekaj, para Ahmet Isufi të AAK-së e Zenun Pajazitit të PDK-së kishte nënshkruar kontratën.
“…sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nënkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domethënës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me korridore”, kishte shkruar Pal Lekaj ditën e nënshkrimit të kontratës, në shkurt të vitit të kaluar.
https://kallxo.com/shkurt/nenshkruhet-kontrata-per-autostraden-e-gjilanit/
Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në kohën e ish-ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, kur Qeveria Mustafa veçse ishte në detyrë.
Por, disa kompani ishin ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke pretenduar se kishte shkelje ligjore. Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e kishte kthyer në rivlerësim për shkak të parregullsive që kishte gjetur.
Rivlerësimi ishte bërë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj. Pas rivlerësimi totali i kontratave të nënshkruara për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit ishte për 11 milionë euro më pak se sa në kohën e qeverisë së Isa Mustafës.
Por, Drejtësia në Kosovë kishte gjetur se autostrada e Gjilanit po betonohej me betonin që ishte blerë në biznesin e familjes së zv.ministrit të AAK-së, Rexhep Kadriu.
|