About: http://data.cimple.eu/claim-review/ee56321b0e76b058b3d82a8a887ac37a3fcf9f656639669e12062792     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të pabazuara për kryeministrin Kurti Deklarata Jam budalla, jam budalla me fakultet Vlerësimi Rrenë Është e manipuluar videoja në të cilën shihet Albin Kurti duke duartrokitur dhe në sfond dëgjohet kënga “Jam budalla, jam budalla me fakultet”. Videoja është xhiruar në Gjakovë gjatë tubimit elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje. Në videon reale në sfond dëgjohet kënga “Yjet e Gjakovës”, e kënduar nga Ilir Shaqiri. Kjo video është publikuar në kohë të fushatës elektorale për Zgjedhjet e mbajtura më 09.02.2025. Artikulli Faqja në Facebook NjeLajm.com (arkiva & arkiva) ka publikuar një video të kryeministrit Albin Kurti, në të cilën shihet afër gruas së tij duke vallëzuar dhe duartrokitur. “Sa shume eshte gezu qe i ka ardhe #gruja mas 4vite ne #Kosove”- është mbishkrimi i kësaj videoje dhe në sfond dëgjohet kënga “Jam budalla, jam budalla me fakultet”. Krypometër, për ta verifikuar këtë pretendim, ka gjetur tubimin elektoral të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, të mbajtur në Gjakovë më 12.01.2025. Para fillimit të fjalimeve, kryeministri Kurti shihet pranë gruas së tij duke duartrokitur nën tingujt e këngës së Ilir Shaqirit “Yjet e Gjakovës”. Pra, në tubimin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është lëshuar kënga “Jam budalla, jam budalla me fakultet”. Gruaja e Albin Kurtit, Rita Augestad Kudsen është nga Norvegjia. Ajo e ka shoqëruar Kurtin disa herë gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e votimit më 09.02.2025. Qytetarët e Republikës së Kosovës më 09.02.2025 u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit dhe Qeverinë e re. Në bazë të rezultateve të fundit preliminare të përditësuara në orën 09:46, më 20.02.2025, në uebfaqen e KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është e para me 40.80%, apo 342,281 vota. Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.03%, apo 184,811 vota. E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.63%, apo 147,888 vota. Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën, Demokratët, Intelektualët dhe Listën Ideal kanë marrë 7.46%, apo 62,588 vota. Albin Kurti ishte kandidat për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet që u mbajtën më 09.02.2025. Kandidatë të tjerë për Kryeministër nga subjektet politike në vend janë: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software