About: http://data.cimple.eu/claim-review/f1a33c61f302bee1e17db2da6f2d5c0fa57f30a13e16bae9034ab8c5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pacolli demanton lajmin se ka blerë 100 mijë vaksina Deklarata Botalive /”Zemra e Shqiptarit” (25 janar): “ Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton merr vaksina falas” Vlerësimi Rrenë e kryptë Ky lajm nuk është i vërtetë. Kryetari i Aleancës Kosova e Re e ka mohuar se ka blerë vaksina apo se ka kërkuar vota në këmbim të vaksinave.Edhe vet faqja “ Zemra e Shqiptarit” ka thënë se lajmi në fjalë ka qenë lajm ‘satirik’. Artikulli Në webfaqen Botalive dhe faqen e Facebook-ut me emrin “ Zemra e Shqiptarit” është publikuar një lajm i cili thotë se kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ka blerë 100 mijë vaksina kundër COVID-19 dhe se do t’i shpërndajë ato tek ata persona që do ta votojnë atë. Ky artikull ishte publikuar dje, më 25 janar. Ndaj këtij lajmi ka reaguar vetë, Behgjet Pacolli duke e demantuar atë. “Lufta e njohur tashmë e Lajmeve të Rreme (Fake Neës) ka filluar edhe kundër meje. Pseudoportale nëpër rrjete sociale kanë shpërndarë një lajm se kinse unë do sigurojë vaksina për ata që do të votojnë për mua. Kjo është e PAVËRTETË”, ka shkruar ai në Facebook. Pacolli ka vazhduar tutje se kjo po bëhet për ta dëmtuar figurën e tij. “Sa u përket tendencave të tilla të liga me të vërtetë janë shqetësuese, kur dihet se nuk janë thjesht papërgjegjësi sporadike, por të mirëorganizuara dhe me qëllimin për ta dëmtuar figurën time e AKR-në. Megjithëse kjo fushatë është e rrezikshme, do të jetë e kotë, sepse vetëdija e qytetarëve kosovarë është shumë e lartë për t’u manipuluar nga tentativa të tilla të ndyta”, shtoi ai. Faktin se lajmi është i pavërtetë e ka konfirmuar edhe vetë faqja në fjalë, duke pretenduar se lajmi ka qenë satirik. Projekti “Rritja e standardeve tw gazetarisë pwrmes kontrollimit tw fakteve” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Internews Kosova/KALLXO.com dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo apo Fondacionit për Informim, Media, Dialog dhe Edukim (KosovaLive/KIMDE).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software