Teoria konspirative rreth ndërlidhjes së Kurtit me Serbinë e Turqinë
Deklarata
Albin Kurti ësht plotësisht në kthetrat e Turqisë dhe të Serbisë
Vlerësimi
Rrenë
Postimi i bërë në faqën “Gjergj Kastrioti” me titull “Albin Kurti ësht plotësisht në kthetrat e Turqisë dhe të Serbisë” është i rremë. Pretendimet e bëra në këtë postim janë teori konspirative dhe të pa-bazuara në fakte. Nuk ka asnjë dëshmi se Kurti është liruar nga burgu pasi ka marrë detyra të qarta “xholi turkoserb i politikës për Kosovën”. Nuk ka asnjë fakt që Kurti është në kthetrat e Turqisë dhe Serbisë. Ibrahim Rugova nuk ka pasur imunitet ndërkombëtar.
Artikulli
Më 3 qershor 2023 faqja e Facebook-ut “Gjergj Kastrioti” ka publikuar një shkrim në të cilin e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ai “është plotësisht në kthetrat e Turqisë dhe të Serbisë”.
Përveç kësaj, në postim janë hedhur akuza ndaj Kurtit të bazuar në teori konspirative. Aty thuhet se Kurti vepron me mbështetjen e Bashkësisë Islame të Kosovës. Tutje pretendohet se është liruar nga burgu në Serbi duke iu dhënë detyra të qarta.
Por, në artikull nuk është dhënë asnjë argument se Kurti vepron nën kthetrat e Turqisë dhe Serbisë. Deri më sot nuk është publikuar asnjë dëshmi se Kurti ka marrë detyra të qarta para se të lirohej nga burgu në Serbi.
Po ashtu, aludimi se ish presidenti Ibrahim Rugova ka pasur imunitet ndërkombëtar nuk është i vërtetë ngase nuk ka asnjë provë për këtë. Gjatë luftës nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ndërkombëtarët për të treguar se presidenti Rugova është nën mbrojtjen e ndërkombëtarëve.