About: http://data.cimple.eu/claim-review/f1bc0521c2f74a3b93707d911ad2f86e40a954e592e6c3d00ea8ae61     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme që i mveshet Lumir Abdixhikut për hapjen e Urës mbi lumin Ibër Deklarata Urën e ibrit në Mitrovicë ka pasë me hapë Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, por shkurja e tij në Hagë ndërpreu projektin Vlerësimi Rrenë Postimi që pretendon se Lumir Abdixhiku ka thënë se “urën e ibrit në Mitrovicë ka pasë me hapë Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, por shkurja e tij në Hagë ndërpreu projektin”- është i rremë. Në internet dhe në intervistat e dhëna nga Abdixhiku nuk figuron asnjë deklarim i tillë. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se postimi është i rremë, pasi Abdixhiku nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Artikulli Më 13.08.2024, llogaria në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi të kandidatit për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në këtë foto është vendosur një mbishkrim, për të cilin pretendohet se është një deklaratë e Abdixhikut i cili thot: “Lumir Abdigjiku, urën e ibrit në Mitrovicë ka pasë me hapë Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, por shkurja e tij në Hagë ndërpreu projektin”. Krypometër ka kërkuar fillimisht në internet nëse një deklaratë e tillë është thënë nga Abdixhiku, por nuk ka gjetur një deklaratë të ngjashme. Më tej, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e LDK-së Besian Mustafa për të kuptuar vërtetësinë e deklaratës. Mustafa ka konfirmuar se ajo se çka është prezantuar nga llogaria në Facebook është tërësisht e pasaktë. “Skajshmërisht e pasaktë. As diçka të përafërt me këtë, që do mund të “keqkuptohej” nuk ka thënë.”- ka deklaruar Mustafa. Më 08.08.2024, në një postim në Facebook, Abdixhiku pati shkruar se Ura mbi lumin Ibër duhet të hapet. Ai kishte thënë se nuk ka dhe nuk njeh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë tash e një çerekshekulli. E megjithatë, sipas tij, nuk është hapur për shkak të vlerësimeve që kanë bërë NATO dhe SHBA mbi sigurinë. “Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni.”- pati thënë Abdixhiku. Më tej Abdixhiku tha se në të kundërtën hapja e Urës pa aleatë nënkupton konfrontim me ta. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është kandidat për Kryeministër në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Data e Zgjedhjeve është caktuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre Zgjedhjeve. Lumir Abdixhiku u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës në vitin 2017. Në Zgjedhjet e po atij viti ai ishte një ndër deputetët më të votuar të LDK-së, duke mbledhur 28,991 vota. Në Zgjedhjet e 2019 ai kishte fituar 29,531 vota, kurse në Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Abdixhiku fitoi 25,267 vota. Në mandatin e parë të tij si deputet, Lumir Abdixhikut iu besua detyra e Kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Në vitin 2019 Abdixhiku u zgjodh anëtar i Kryesisë së LDK-së. Në vitin 2020 Abdixhiku shërbeu si Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës. Më 14.03.2021 Abdixhiku u zgjodh Kryetar i LDK-së. Ai u zgjodh në raundin e parë duke mbledhur 191 vota. Abdixhiku u rizgjodh sërish Kryetar i LDK-së, më 19.11.2023. Abdixhiku mori votat unanime të delegatëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software