schema:text
| - Publikimi pa bazë për burrin e presidentes
Deklarata
“E FUNDIT/ Burrit te Vjosa Osmanit i vjen nje ‘goditje’ qe nuk e priste nga organizatat nderkombetare – Ja per cfare behet fjale…”
Vlerësimi
Me kos
Artikulli i publikuar më 9 gusht 2022 në faqen Lexo Sot dhe news308 media.com me titull “E FUNDIT/ Burrit te Vjosa Osmanit i vjen nje ‘goditje’ qe nuk e priste nga organizatat nderkombetare – Ja per cfare behet fjale…” nuk qëndron pasi ky lajm daton qysh nga muaji shkurt i këtij viti, derisa në këto faqe është ripublikuar me mbishkrimin e njëjtë edhe tani në muajin gusht duke krijuar përshtypjen se kjo ngjarje ka ndodhur tani. Vendosja në një kontest tjetër kohorë e informacionit krijon konfuzitet dhe keqinformim tek lexuesit.
Artikulli
Më 9 gusht 2022 faqet si Lexo Sot dhe News308media.com kanë publikuar një artikull me mbishkrimin “E FUNDIT/ Burrit te Vjosa Osmanit i vjen nje ‘goditje’ qe nuk e priste nga organizatat nderkombetare – Ja per cfare behet fjale…” lajm ky që është i vjetër pasi i njëjti është publikuar edhe në muajin shkurt të këtij viti.
I njëjti artikull është publikuar në faqen Lexo Sot edhe më datë 2 gusht 2022 dhe më 17 shkurt 2022. Pra, lajmi i publikuar me të njëjtin mbishkrim gjatë ditës së sotme nuk është aktual por daton muaj më herët.
Në muajin shkurt të këtij viti Prindon Sadriu, bashëkshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në rrjetin Facebook i kishte cilësuar mediat si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, ngase sipas tij, po ia sulmonin familjen. Këto deklarata kishin nxitur reagime të shumta nga figura publike, përfaqësues institucionesh dhe organizata që merren me lirinë e shprehjes, vendore dhe ndërkombëtare.
Më 10 shkurt Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ, ka reaguar pas deklaratave nga bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osman, Prindon Sadriu për gazetarët. EFJ nëpërmjet rrjetit social Twitter, i ka bërë thirrje Sadriut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.
|