About: http://data.cimple.eu/claim-review/f2bf01b066485e031dd0d1c04dce010f9d5583809aedac2dd7d91669     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se Turqia renditet e dyta për nga numri i pjesëtarëve në KFOR Deklarata Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel Vlerësimi Rrenë Konstatimi se “Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel” është i rremë. Italia është vendi i parë sa i përket kontributit me personel me 869 ushtarë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuesi i dytë në KFOR me 593 ushtarë, kurse e treta me radhë është Turqia me 369 ushtarë. Pra, SHBA-ja ka 224 ushtarë më shumë se Turqia. Austria i ka 271 pjestarë, Greqia 260 dhe Polonia 245 pjestarë. Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash “do të jetë përgjegjës para zinxhirit komandues të NATO-s dhe vetëm ndaj saj”. Artikulli Më 9 tetor 2023, faqja e Facebook-ut “Dardania” (arkiva) ka publikuar një përmbajtje me titull “Turqia prej nesër e merr komandën e KFOR-it në Kosovë”. Artikulli pretendon se “Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel”. Krypometër ka kontrolluar faktet e paraqitura në këtë informacion. Të dhënat e siguruara prej KFOR-i tregojnë se Turqia nuk është vendi i dytë për nga numri i pjesëtarëve në KFOR. Italia është vendi i parë sa i përket kontributit me personel me 869 ushtarë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuesi i dytë në KFOR me 593 ushtarë, kurse e treta me radhë është Turqia me 369 ushtarë. Pra, SHBA-ja ka 224 ushtarë më shumë se Turqia. Austria i ka 271 pjestarë, Greqia 260 dhe Polonia 245 pjestarë. Të njëjtat të dhëna sa i përket kontributi të shteteve në misionin e NATO-s KFOR janë të publikuara në faqen zyrtare të këtij misioni. Më 10 tetor 2023, gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia ka dorëzuar postin e komandantit të KFOR-it tek gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash, gjatë një ceremonie të mbajtur në selinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Prishtinë. Sipas komunikatës së KFOR, Ulutash ka pranuar komandën e misionit për një mandat një vjeçar, si komandant i 28-të i KFOR-it. Ulutash ka theksuar se sot mbi supet e tij është ngarkuar një barrë e madhe duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet Kosova. “Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e vendosur mbi supet e mia në periudhën e ndjeshme që po kalon Kosova, unë po marr komandën me vendosshmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet dhe përvojën time për të siguruar që kjo njësi e shquar të shërbejë me sukses në të ardhmen, siç ka bërë në të kaluarën”- ka theksuar ai. Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni shpjegon se komandanti, siç ka qenë gjithmonë në të kaluarën, do të vazhdojë të veprojë me paanshmëri absolute siç i është kërkuar misionit të KFOR-it në mandatin e marrë me Rezolutën 1244 të vitit 1999. “Komandanti i KFOR-it do të jetë përgjegjës para zinxhirit komandues të NATO-s dhe vetëm ndaj saj, dhe se ai do të angazhohet për ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”- ka konfirmuar Andrea Gallieni për Krypometër, më 18 tetor 2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software