About: http://data.cimple.eu/claim-review/f3724c087c1f00998661f031c793b501cff1b1b0a2207f7a11881b1d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografi e manipuluar e kryeministrit Albin Kurti Deklarata Skënderbeu i kohërave moderne niset drejt Vlorës Vlerësimi Rrenë Videoja e shpërndarë në faqen Drenica Graphic me pamje të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me mbishkrimin “Skënderbeu i kohërave moderne niset drejt Vlorës” është e fabrikuar. Fotografia reale është publikuar në një media në Kroaci dhe më pas ishte ripublikuar edhe një faqe humoristike në Kosovë. Artikulli Më 28 nëntor 2023 faqja në Facebook “Drenica Graphic” ka publikuar një video (arkive) në të cilin shihet një person në një gomar me fytyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Skënderbeu i kohërave moderne niset drejt Vlorës”. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se fotografia është e manipuluar. “Kjo është një fake video apo foto që në realitet nuk ka ekzistuar asnjëherë”- ka thwnw Manxhuka pwr Krypometër. Përveç kësaj, postimi ishte shpërndarë me titullin: “SI QUHET KY KOMANDANT? VETERANI I CILES LUFTË?” Krypometër përmes “TinEye” ka gjetur se fotografia reale ishte publikuar për herë të parë në muajin janar të vitit 2019. Në fotografinë origjinale nuk është Albin Kurti, por një person tjetër, fotografi e publikuar nga faqja humoristike “Humor pa kufi”. Kryepometër ka gjetur se burimi i kësaj fotoje është në faqen satirike (arkive) kroate Zagorci ku është postuar disa herë nga viti 2019 e tutje. Madje, postimi i shpërndarë në faqen Sabit Iztarcian Novi Proil (arkive) në postimin më 10 maj 2021 me mbishkrim “oznaci prijatelja koji voli motore”, e cila kishte marrë rreth 9 mijë komente, 3,500 reagime e 77 shpërndarje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software