About: http://data.cimple.eu/claim-review/f3761c8b6be9cd38903281c3cfb9119812a8f46aa23fe35b65e2d46c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Besnik Berisha, avokat Isa Mustafa i ka Premtuar ‘Rreth 120 Mijë Vende Pune’ Deklarata Vlerësimi Me kos Këshilltari i Kryeministrit, Besnik Berisha, nuk e ka thënë të vërtetën kur ka folur për premtimin që ka bërë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në fushatën për zgjedhjet e 8 qershorit. Berisha ia ka huqë për 20 mijë vende të reja të punës premtimit të LDK-së. Madje, ai ka thënë se premtimi ka qenë “deri në 100 mijë”, duke lënë të nënkuptohet që edhe nëse nuk arrihet ajo shifër LDK-ja mund të konsiderohet që e ka mbajtur fjalën. Në fakt, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në vitin 2014 ka premtuar “rreth 120 mijë vende të reja të punës”. Nëse kthehet në shifra parafjala “rreth”, në tolerimin më të madh i bie më shumë se 110 mijë dhe më pak se 130 mijë vende të reja të punës. Artikulli Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit të Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të jetë pjesë e Krypometrit, produkti më i ri i KALLXO.com. Autorja e emisionit Jeta në Kosovë, Jeta Xharra, në debatin e mbrëmshëm ia ka kujtuar atij premtimet për vende të reja të punës të bëra nga partitë në pushtet. Berisha pastaj ka folur me shumë siguri për numrin e vendeve të reja të punës të premtuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës në fushatën për zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014. Berisha tha se LDK-ja ka premtuar “deri në 100 mijë” vende të reja të punës. Këtë e ka ripërsëritur disa herë. “Në qeverinë e Lidhjes Demokratike do të punësohen deri në 100 mijë veta”, ka thënë Berisha. Ekipi i KALLXO.com ka gjurmuar nëpër deklaratat e bëra nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, për krijimin e vendeve të reja të punës. Për shumë sektorë, kreu i LDK-së nuk ka përmendur shifra sa i përket vendeve të reja të punës që do të krijohen, mirëpo ka folur për zhvillimin ekonomik që do të ndodh në qeverisjen e tij katër vjeçare. Për bujqësinë, Mustafa ka bërë përjashtim duke premtuar rreth 120 mijë vende të reja të punës. “Neve mund të sigurojmë që investimet në bujqësisë, për katër vite, të arrijnë 1 miliard e 200 milionë (euro) edhe që në bujqësi të punësohen rreth 120 mijë vetë, edhe punësim të rregullt edhe punësim sezonal”, ka thënë Mustafa. Punësimin e 120 mijë personave në bujqësi e ka bërë me 12 maj gjatë një vizite që e kishte bërë dy qumështoreve “Eurolona” dhe “Bylmeti”, në fshatin Miradi e Epërme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software