About: http://data.cimple.eu/claim-review/f45a879c956f82ba2039d0104c2f0b7c5525b084b931b524cc5de199     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimet e rreme për çmimin e Abetares Deklarata abetarja tender me shumicë është shitur 25 Vlerësimi Rrenë Postimi se abetarja tender me shumicë është shitur 25 euro është i rremë. Krypometri ka verifikuar me burime zyrtare se Abetarja që nga viti 2008 e deri në vitin 2023 nuk është tenderuar me çmimin me shumicë prej 25 eurosh. Artikulli Më 21 gusht 2023 në faqen e Facebook-ut “Fleta Press” është shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Një abetare në tender me shumicë 25 euro, ndërsa me pakicë blihet me 4 euro!!”. Krypometri më 25.8.2023 ka verifikuar këto informacione në faqen e-prokurimit dhe në tenderin e dhënë nga ministria e Arsimit për vitin shkollor 2022-2023 duke konstatuar se çmimi për abetare në tenderin me shumicë ka qenë 7 euro e 55 centë për një kopje të librit. Tenderi për librin “Abetare” dhe fletore pune e mbanë numrin e protokollit 22-08-81-15 dhe është i shpallur në platformën e-prokurimi. Kjo platformë është e qasëshme për përdoruesit që kanë llogari (Ang: user) të përdorimit. Krypometri ka krijuar një llogari (Ang: user) dhe ka siguruar kopjen e kontratës për abetaren. Në të dhënat që janë publike, e të cilat janë shikuar me datë 25/08/2023 tregohet se MASHTI ka kontratë të negociuar me shtëpinë botuese “Dukagjini” me çmim të përgjithshem prej 203 mijë euro për 26 mijë e 915 copë. Nëse kjo shumë pjestohet i bie që për setin e abetarës janë paguar 7 euro e 55 cent. Agim Bërdynaj ka mbajtur postin e sekretarit të MASHTI-t deri në vitin 2021. Ai në një prononcim për Krypometrin ka konfirmuar se Abetarja nuk është blerë asnjeherë me çmim prej 25 euro. “Jo, nuk ka shans me këto çmime, maksimumi ka qenë 15 euro”- ka thënë Bërdynaj. Krypometri ka verifikuar informacionin edhe me kompaninë e cila ka prodhuar Abetaren. Shtëpia botuese “Dukagjini” është kompania që ka prodhuar Abetaren që nga viti 2007. Blerim Muhaxheri, drejtor i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka thënë për KALLXO.com se nga viti 2008 e deri në vitin 2023 vetëm kjo shtëpi botuese ka pasur kontratë për Abetaren. Ai ka thënë se çmimi maksimal i paguar për kompletin e Abetares ka qenë 15 euro në mes viteve 2008- 2011. Muhaxheri ka ofruar listën e çmimeve të Abetares që janë blerë nga MASHTI ndër vite në të shihet se nuk ka pasur abetare me çmim 25 euro. Debati për çmimin e librave nisi pas konferencës për shtyp të ministres së arsimit e cila njoftoi se është duke planifikuar që të bartë blerjen e librave nga tenderi publik në tregun e lirë që prindërit të mund t’i blejnë librat me para të subvencionuara nga shteti. Në një postim të datës 24/08/2023 Ministria e Arsimit njoftoi ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. “Për secilin nga nxënësit fillorist (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore. Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore” thuhet në njoftimin e MASHTI-it.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software