About: http://data.cimple.eu/claim-review/f494f9ff8a6caded3cb0cc73c9dc54b54100679ed002ba1c4220680e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se FSK-së do t’i shtohen helikopterët T129 Deklarata Ne vitin 2025 FSK-së pritet ti shtohen helikopter TAI T129. Ushtria e Kosoves ne krye me Albin Kurtin po forcohet cdo dite e me tepër Vlerësimi Rrenë Postimi “Ne vitin 2025 FSK-së pritet ti shtohen helikopter TAI T129. Ushtria e Kosoves ne krye me Albin Kurtin po forcohet cdo dite e me tepër” është i rremë. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se nuk janë në negociata për të blerë helikopter të Turqisë, siç është helikopteri TAI T129. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se janë në negociata për të blerë helikopter amerikan. Artikulli Më 06.04.2024, faqja në Facebook-ut ‘Diaspora me Albinin’ (arkiva) ka publikuar disa fotografi të helikopterëve ushtarak turk me mbishkrimin “Mirmengjesi njerez te mire! Ne vitin 2025 FSK-së pritet ti shtohen helikopter TAI T129. Ushtria e Kosoves ne krye me Albin Kurtin po forcohet cdo dite e me tepër”. Krypometër ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes për të sqaruar nëse Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me helikopterë të tillë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha për Krypometër se informacioni që do të blejnë helikopterë nga Turqia është i pasaktë. “Ministria është në negociata për të blerë helikopter Amerikan. Nuk kemi përgjigje të saktë se kur do të nënshkruhet kontrata. Informacioni se do blejmë helikopter nga Turqia është i pasaktë dhe nuk jemi në negociata të tilla”- tha Maqedonci. Krypometër pas kërkimit në internet ka gjetur se T129 është një helikopter sulmues me shumë role me dy motorë i projektuar dhe prodhuar bashkërisht nga Industria e Hapësirës Ajrore Turke (TAI) dhe AgustWestland me bazë në Itali për të përmbushur kërkesat e Forcave të Armatosura Turke. T129 mund të ekzekutojë një sërë misionesh, duke përfshirë luftimin, zbulimin e armatosur, shoqërimin e armatosur, goditjen e thellë, mbështetjen e zjarrit, goditjen precize, sigurinë dhe shtypjen e mbrojtjes ajrore të armikut. Mund të funksionojë si në ditë ashtu edhe në natë e në kushte të pafavorshme moti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software