About: http://data.cimple.eu/claim-review/f4b0e1a7da61e8b226f523cf75a39e3543bd3a4ac4272868c82c8de9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar për kandidatin për Deputet, Ardian Kastratin Deklarata Pasi qe ja vodhen votat, deklarohet plagjiatori Vlerësimi Rrenë Video e ish- deputetit Ardian Kastrati e publikuar me mbishkrimin “Pasi qe ja vodhen votat, deklarohet plagjiatori”- është e manipuluar. Në këtë video pretendohet se Kastrati është duke thënë “S’jam unë për këto punë”, mirëpo ky zë është mbivendosur mbi videon origjinale. Kastrati kishte folur në videon origjinale për pagën e Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel. Kjo video është publikuar pasi kandidati për Deputet, Ardian Kastrati e kishte akuzuar subjektin e vet për mos zgjedhjen e tij Deputet për një mandat të dytë. Artikulli Më 17.02.2025, faqja në Threads albini.per.kryeminister (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastratit. “Pasi qe ja vodhen votat, deklarohet plagjiatori”- thuhet në postim, përderisa video mban mbishkrimin “S’jam per kto pune une”- duke pretenduar se është deklaratë e Kastratit. Krypometër përmes makinës së kërkimit të imazheve në internet Google Lens e ka gjetur videon origjinale, që është publikuar në llogarinë zyrtare të Kastratit në rrjetin social Facebook. Në këtë video ai kishte reaguar në lidhje me pagën e Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel. “Ju patriota te FB të Kurtit, urime që nga sot keni emëruar këshilltarin me rrogën më të lartë në Evropë, 7.500 euro në muaj!”- kishte shkruar Kastrati në postimin e publikuar, më 21.11.2023. Ditë më parë Ardian Kastrati ka pretenduar se “prishja e matematikës për një koalicion të mundshëm mes PDK dhe Lëvizjes Vetëvendosje” ka ndikuar që atij t’i sjellë pak vota në Zgjedhjet e 9 shkurtit. Në postimin tij në Facebook, ai ka shkruar se “bandat e kryetarit të PDK, Memli Krasniqit ia kanë bllokuar votat”. “Arsyeja pse nuk jam i votuar në këto Zgjedhje është sepse i kam prishur matematikat për koalicion Memli Krasniqit me Albin Kurtin dhe rrjedhimisht bandat e Memlit më kanë bllokuar votën.”- ka shkruar Kastrati, më 17.02.2025. Madje, ai thot se është votuar më pak në Komunën e Drenasit, pasi ka kritikuar më së shumti pushtetin gjatë mandatit që e lam pas. “Në Drenas unë jam votuar më pak se disa kandidatë të panjohur e të papunë, që pozitën e Deputetit e shohin vetëm si një vend pune (me përjashtim Ferat Shalës dhe Fadil Demakut), sepse unë kam folur e kritikuar shumë Albin Kurtin përgjatë katër vjetëve të fundit në Kuvend dhe në media. Po të mos e kisha kritikuar Kurtin, me siguri do të isha votuar më shumë.”- ka thënë Kastrati. Sipas Kastratit, “ushtarët” e Memli Krasniqit janë “mobilizuar për t’ia bllokuar votën nëpër të gjitha strukturat e PDK”. Mirëpo, Kastrati shprehet se është krenar se ka arritur qëllimin e tij, pasi sipas tij Memli Krasniqi nuk “guxon” të bëjë koalicion me Albin Kurtin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve preliminare për kandidatët për Deputet nga Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Sipas të dhënave preliminare të KQZ, Ardian Kastrati ka marrë 6,253 vota. KQZ ka njoftuar se pas numërimit të votave të kandidatëve për Deputet dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga Formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime- proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike https://rezultatet2025.net janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për Deputet. Në këto rezultate, sipas zëdhënësit të KQZ, Valmir Elezi janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive. Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës- numërimi i të cilave sipas KQZ do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software