About: http://data.cimple.eu/claim-review/f4ddf838a4b1fc74da72474c7a9ae7bcb00e7e64069f15bf6484cf7f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për vdekjen e pesë personave Deklarata Ak si.dent i tm ershëm/ Furgoni del nga rruga 5 persona h umbin jetën, një vajz e v ogël… Vlerësimi Rrenë Artikulli me titulli i “Aksident i tmershëm/ Furgoni del nga rruga 5 persona humbin jetën, një vajz e vogël…” i publikuar me 15 nëntor 2022, është i rremë. Në muajin nëntor të vitit 2022 nuk ka ndodhur asnjë aksident në Shqipër në të cilin kanë mbetur të vdekur 5 persona. Aksidenti, të cilit i referohen në artikull, ka ndodhur më 26 gusht 2021. Artikulli i publikuar në facebook me 15 nëntor 2022 është ilustruar me një fotografi dhe video të aksidentit që ka ndodhur në vitin 2021. Artikulli Më 9 nëntor 2022, në faqen e internetit “shqip.mynews24hr” është publikuar artikulli “Aksident i tmershëm/ Furgoni del nga rruga 5 persona humbin jetën, një vajz e vogël…”. Artikulli i njëjtë është shpërndarë më 15 nëntor 2022 në faqet e Facebook-ut “Maringlen”, “Pres Al” dhe “Lajm Shqip”. “Nje aksident i tmershem ndodhi ne shqiperi kur nje furgon duke ecur ruges si duket ndonje automjet i pret rugen dhe furgoni del nga rruga me crast humben jeten 5 persona dhe arin te shpeton vetem nje vajze”- thuhet në artikullin e publikuar, në të cilin nuk tregohet as vendi e as koha kur ka ndodhë aksidenti. Në artikull nuk citohet asnjë burim kredibil që e mbështetë titullin e artikullit. Aksidenti nuk ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022, por i njëjti aksident ka ndodhur më 26 gusht 2021. Artikulli i publikuar në facebook me 15 nëntor 2022 është ilustruar me një fotografi dhe video të aksidentit që ka ndodhur në vitin 2021. Pra, detajet e aksidentit të ndodhur në gusht të vitit 2021 janë publikuar si informacione dhe si aksident që ka ndodhur në nëntor 2022. Gazetarët janë të obliguar të tregojnë kohën kur ka ndodhur një aksident duke u referuar në burime zyrtare.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software