About: http://data.cimple.eu/claim-review/f508f4ecd87f0ccc400adfe84b5e82f5c344b9e263c252f8447cc601     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Sali Bashota gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar Sali Bashota gënjeu për punësimin e dhëndrit të tij në RTK Deklarata Sali Bashota: “Nuk punon në RTK dhëndrri, edhe prej që kam ardh Kryetar Bordi nuk ka punu, 3-4 muaj. Ka punu po nuk punon, dhe është ndërprerë, si jam bërë Kryetar Bordi kam kërkuar që të mos punojë aty. Asnjë familjar i imi nuk punon në RTK”. 21 prill 2021 Vlerësimi Me kos Rrena me kos e Kryetarit të Bordit të RTK-së për punësimin e dhëndrit. Një gjë e tillë nuk qëndron, kjo pasi Sali Bashota është zgjedhur kryetar i Bordit të Televizonit Publik të Kosovës më 4 shtator të 2020, një muaj pasi dhëndri i tij ishte punësuar në RTK me kontratë mbi vepër. Datat tregojnë se edhe pas marrjes së pozitës si kryetar i Bordit të RTK-së, dhëndri i Sali Bashotës dhe vet Sali Bashota, nga shtatori e deri në dhjetor të 2020 kishin punuar në RTK në periudhë të njëjtë kohore. Artikulli Dhëndri i kryetarit të Bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës, Sali Bashotës ishte punësuar me kontratë mbi vepër për shërbime në cilësinë e mirëmbajtësit-shtëpiakut në një kohëzgjatje prej pesë muajve, nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020. KALLXO.com kishte siguruar vendimin të cilin e ka marrë menaxhmenti i RTK-së më 27 korrik të 2020. Sali Bashota, kryetar i Bordit të RTK-së gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të mërkurën tha se dhëndri i tij nuk ka punuar prej kohës që ai është në pozitën e kryetarit të Bordit. Madje Bashota theksoi se kur është bërë kryetar i Bordit të RTK-së ka kërkuar që dhëndri i tij të mos punoj më. “Nuk punon në RTK dhëndri, edhe prej që kam ardh Kryetar Bordi nuk ka punu, 3-4 muaj. Ka punu po nuk punon, dhe është ndërprerë, si jam bërë Kryetar Bordi kam kërkuar që të mos punojë aty. Asnjë familjar i imi nuk punon në RTK”, ka thënë Bashota. Por një gjë e tillë nuk qëndron, kjo pasi Sali Bashota është zgjedhur kryetar i Bordit të Televizonit Publik të Kosovës më 4 shtator të 2020, një muaj pasi dhëndri i tij ishte punësuar në RTK me kontratë mbi vepër. Datat tregojnë se edhe pas marrjes së pozitës si kryetar i Bordit të RTK-së, dhëndri i Sali Bashotës dhe vet Sali Bashota, nga shtatori e deri në dhjetor të 2020 kishin punuar në RTK në periudhë të njëjtë kohore. KALLXO.com kishte raportuar gjatë muajit prill kishte raportuar për punësimin e dhëndrit të Kryetarit të Bordit të RTK-së me kontratë mbi vepër në gusht të vitit të kaluar. KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Sali Bashota, kryetar i Bordit të RTK-së, gjashtë herë përmes telefonit, mesazhit dhe emaileve të përsëritura disa herë në adresë të tij, por Bashota nuk është përgjigjur. Ai nuk është përgjigjur as për lidhjen familjare me Konushefcin, e as nëse e ka shkelur Ligjin për RTK-në. KALLXO.com ka gjetur se lidhja e kontratës është bërë në fund të muajit korrik, në kohën kur në fuqi ka qenë Ligji për Zyrtarët Publik.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software