About: http://data.cimple.eu/claim-review/f5d209192c6d48b73ab57ba18995828f803c8de261ee865fe53a7e96     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena mediale për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga kampi ‘Bondsteel’ Deklarata Mediat: Nëse nuk hiqet taksa mund të ketë pasoja serioze, përpos ndalesave të vizave dhe pezullimit të asistencës në fushën e sigurisë, mos heqja e taksës dhe bllokimi i procesit të dialogut mund të bëj që ShBA-ja të tërheq edhe kamapin Bondsteel. Vlerësimi Rrenë e kryptë Ky lajm i transmetuar si ekskluzivitet nëpër media dhe shumë i shpërndarë nëpër rrjetet sociale doli të jetë rrenë. Ambasada amerikane në Kosovë ka dalë me deklaratë duke konfirmuar përkrahjen e ShBA-së për KFOR-in dhe praninë e trupave amerikane në Kampin Bondsteel në Kosovë. Politika e Shteteve të Bashkuara, sipas komunikatës se Ambasadës, ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të ShBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Artikulli Më 27 dhe 28 shkurt, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi negociator për dialogun me Serbinë kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley. Kërkesa e delegacionit amerikan ishte që taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake duhet të pezullohet. Pas këtyre takimeve zyrtarët kanë treguar se çka është thënë në takim e mbyllur përmes komunikatave dërguar mediave apo përmes postimeve në Facebook. Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se në takimin që është mbajtur në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, përfaqësuesit amerikanë kanë kërkuar sërish pezullimin e taksës ndaj Serbisë. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Haradinaj në takim ka theksuar se Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë. E në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit thuhej se taksa ka qenë një ndër temat kryesore të takimit me zyrtarët amerikanë. Në këtë takim presidenti i vendit ka ripërsëritur qëndrimin e tij se asnjë qëndrim nuk duhet t`i prishë raportet me ShBA-në. Me reagim pas takimit kishte dalë edhe bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti. Sipas tij, qëndrimi i ShBA-së është i qartë edhe arsyeja e taksës është e qartë. “Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj”, kishte shkruar Ahmeti. Edhe Ambasada amerikane në Kosovë kishte dalë me versionin e saj për takimet e zhvilluara. “Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndërinstitucionale e 11 shkurtit se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjes janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara. Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thuhej në njoftim të Ambasadës. Por, në mbrëmjen e 28 shkurtit mediat raportuan se në takimin me zyrtarët amerikanë si kërcenim në rast të mos pezullimin të taksës ka qenë edhe tërheqja ushtarake nga Kampi Bondsteel. “Nëse nuk hiqet taksa mund të ketë pasoja serioze, përpos ndalesave të vizave dhe pezullimit të asistencës në fushën e sigurisë, mos heqja e taksës dhe bllokimi i procesit të dialogut mund të bëj që ShBA-ja të tërheq edhe kamapin Bondsteel”, kishin raportuar mediat më 28 shkurt. Pas këtij lajmi, më 1 mars, Ambasada amerikane në Kosovë ka dalë me deklaratë duke konfirmuar përkrahjen e ShBA-së për KFOR-in dhe praninë e trupave amerikane në Kampin Bondsteel në Kosovë. “Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të ShBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Qeveria e Republikës së Kosovës më 9 nëntor të vitit të kaluar pati marrë vendim për vendosjen e masës 10 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës duke përjashtuar këtu brendet ndërkombëtare. Mirëpo kjo taksë nuk mbeti e tillë, dhe pikërisht një ditë pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën INTERPOL më 21 nëntor të vitit të kaluar, kjo taksë u rrit në 100 për qind. Përveç kësaj ky vendim parashihte edhe largimin dhe mos të lejimin hyrjes në treg të produkteve me etiketën ‘Kosova dhe Metohija’, gjë e cila është duke vazhduar edhe tani. Mirëpo më vonë taksë 100% u vendos edhe për brendet ndërkombëtare. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software