About: http://data.cimple.eu/claim-review/f60b5356206cf58f7720e2e6900a06cc3d2a00a217ab29f57c8df9f0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit Rrena për publikimin e listës së uzurpatorëve dhe kontratave me biznese Deklarata Lutfi Haziri: “Do të nxirret online lista prej 56 uzurpatorëve në tre muajt e parë të qeverisjes, sepse ne ende po punojmë me programin e legalizimit… Jemi njëra prej komunave të përzgjedhura për e-prokurim ku publikohen të gjitha kontratat, jo vetëm ofertat, por kontratat e lidhura me operatorët ekonomik. Vlerësimi Rrenë Lutfi Haziri ende nuk e ka publikuar listën e uzurpatorëve edhe pse kanë kaluar 6 muaj prej që është rizgjedhur kryetar komune. Ai ka dhënë premtimin e ri, se pas dy muajsh do ta publikojë listën. Komuna e Gjilanit nuk është duke i publikuar kontratat që ata i lidhin me bizneset për ofrim të shërbimeve apo realizim të punëve. Artikulli Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kishte deklaruar se në ueb-faqen e E-Prokurimit janë duke u publikuar të gjitha kontratat që Komuna e Gjilanit i lidh me operatorët ekonomik. “Jemi njëra prej komunave të përzgjedhura për e-prokurim ku publikohen të gjitha kontratat, jo vetëm ofertat, por kontratat e lidhura me operatorët ekonomik”, ka thënë Haziri. Por, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur për komunën e Gjilanit, por as për autoritetet tjera. Deri më tani, ministria e Zhvillimit Ekonomik i ka publikuar kontratat e nënshkruara për projektin e Kosovës së Re, mirëpo komunat ende nuk i publikojnë as kontratat më të vogla për furnizime, kryerje të shërbimeve apo punëve. Pyetja, nëse do të publikohen kontratat që komunat i lidhin me OE i është dërguar kandidatëve për kryetar të komunave 48 orë para debatit për balotazh. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e ka mbajtur premtimin sa i përket publikimit të uzurpatorëve të Komunës. Në debatin e balotazhit në emisionin Jeta në Kosovë, Kryetari Lutfi Haziri kishte deklaruar se brenda 3 muajve të parë të qeverisjes do të nxjerrë listën prej 56 uzurpatorëve. “Do të nxjerrët online lista prej 56 uzurpatorëve në tre muajt e parë të qeverisjes, sepse ne ende po punojmë me programin e legelazimit”, kishte thënë Haziri në debatin e balotazhit në emisionin Jeta në Kosovë. Kjo listë e uzurpatorëve nuk është publikuar online dhe krypometri e cilëson këtë si rrenë të kryptë. Haziri kishte bërë betimin si kryetar komune më 22 dhjetor, një muaj pasi doli fitues i zgjedhjeve lokale. Prej 22 dhjetorit e deri sot janë bërë gati 6 muaj, dyfishi i kohës që e kishte premtuar Haziri për publikimin e listës së uzurpatorëve. KALLXO.com ka kontaktuar me zyrën për informim të Komunës së Gjilanit dhe ata duke e cituar kryetarin, Lutfi Haziri kanë bërë të ditur se lista e uzurpatorëve do të prezantohet pas dy muajsh. “Jemi në fazën finale të vlerësimit dhe pas dy muajsh do ta publikojmë listën e uzurpatorëve”, ka thënë Haziri për KALLXO.com përmes zyrës për informim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software