About: http://data.cimple.eu/claim-review/f6288d8cec15e18b33b3c8c9f5c0be9eb572bac69fc6e49ae9a17aad     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Shqipëria do të pranojë 100 mijë refugjatë nga Gaza Deklarata Administrata e Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 gazianëve në Shqipëri Vlerësimi Rrenë Informacioni se “Administrata e Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 gazianëve në Shqipëri.”- është i rremë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ‘Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush, dhe as që mund të konsiderojmë të marrim përsipër një përgjegjësi të tillë.”, pra pranimin e refugjatëve nga Gaza. Ky postim i rremë është bërë vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërkoi nga shtetet fqinje në lindjen e mesme që të pranojnë refugjatë nga Gaza. Ky informacion u publikua disa ditë pasi Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që Jordania dhe Egjipti të pranonin më shumë Palestinezë nga Gaza, gjë që më pas nxiti akuza për “spastrim etnik.” Artikulli Më 28.01.2025, faqja në Instagram botaislame24 (arkiva & arkiva & arkiva) publikoi një fotografi të Donald Trumpit me prapavijë të Tiranës me mbishkrimin “Administrata e Trump-it është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 gazianëve në Shqipëri”. “Burime izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të pranojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme.”- thuhet në këtë postim që i referohet Amit Segalit, një gazetari nga Izraeli. Krypometër ka kontrolluar llogarinë e Segal në rrjetin X dhe rezulton se i njëjti i kishte publikuar këto pretendime në profilin e tij. “Administrata e Trumpit është në bisedime me Qeverinë në Tiranë për migrim të 100 mijë gazianëve në këtë shtet. Burime të Izraelit besojnë se Egjipi dhe Jordania do të refuzojnë të pranojnë refugjatë se pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të mundshme.”- shkroi ai në rrjetin X. Por, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 28.01.2025 mohoi këto lajme duke i qujtuar ‘fake news’. “Nuk kam dëgjuar diçka kaq të pavërtetë prej një kohe të gjatë dhe kohët e fundit ka pasur shumë lajme të rreme! Kjo absolutisht nuk është e vërtetë.”- shkroi Rama në rrjetin X. Ai e ka bërë këtë reagim ndaj postimit të Segalit. “Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është çnjerëzuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka përjetuar një luftë të tmerrshme pas mizorive mesjetare të 7 tetorit. Por, le të jem i qartë: Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush dhe as që mund të konsiderojmë të marrim përsipër një përgjegjësi të tillë.”- shtoi tutje Rama. Raportimi i Segalit erdhi pak pas thirrjes së presidentit të SHBA Donald Trump, që Jordania dhe Egjipti të pranonin më shumë palestinezë nga Gaza, gjë që më pas nxiti akuza për “spastrim etnik.” Shumë media tjera, sidomos ato me bazë në Izrael, njoftuan për mohimin që kishte bërë kryeministri Edi Rama lidhur me këto pretendime. Lufta në Gazë nisi më 07.10.2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1,200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë shkatërruese, që ka lënë të vrarë më shumë se 46,000 palestinezë në Gazë. Derisa pas 15 muajsh luftë, më 17.01.2025, Kabineti i Sigurisë i Izraelit e ka rekomanduar miratimin e një armëpushimi, i cili do t’i jepte fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe do të mundësonte lirimin e dhjetëra pengjeve të cilat po mbahen nga Hamasi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software