About: http://data.cimple.eu/claim-review/f664d0ae5bf4ad9ed9f312f4168e49a11cf145e5d7341caf67ec2ca4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com Zvarritja e transportit për nxënësit e Vushtrrisë Deklarata Xhafer Tahiri: Vendimi im i parë, natyrisht pas asaj administrative të caktimit të drejtorëve të drejtorive do të jetë urdhërimi i drejtorit të arsimit që të rifunksionalizoj transportin publik për nxënësit e shkollave fillore Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Tenderi për kontraktimi i linjave të transportit të nxënëseve nga shtëpia në shkollë është iniciuar në fund të muajit janar, apo një muaj pas marrjes së mandatit të kryetarit të Vushtrrisë nga Xhafer Tahiri. Krypometri vlerëson mbajtjen e fjalës nga Xhaferi për funksionalizim të linjave të transportit, por zvarritja e procesit të prokurimit i ka obliguar nxënësit që gjatë këtij viti mësimor të ecin në këmbë apo të sigurojnë transport alternativ. Artikulli Që nga shtatori i vitit 2016, komuna e Vushtrrisë ka ndërprerë transportin publik për nxënësit në të gjithë komunën. Kjo ndërprerje, sipas qeverisjes së kaluar, kishte ndodhur për shkak të mungesës së buxhetit. Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë kohës së zgjedhjeve komunale në ‘DebatPernime’ kishte premtuar se vendimi i tij i parë si kryetar komune do të jetë rifunksionalizimi i transportit publik për nxënësit e shkollave fillore. “Vendimi im i parë, natyrisht pas asaj administrative të caktimit të drejtorëve të drejtorive do të jetë urdhërimi i drejtorit të arsimit që të rifunksionalizoj transportin publik për nxënësit e shkollave fillore”, kishte thënë Tahiri në ‘Debat Pernime’ gjatë balotazhit në komunën e Vushtrrisë (shih KËTU nga min 3:38). Komuna e Vushtrrisë në fund të muajit janar e ka hapur tenderin për kontraktimin e shërbimeve të transportit për nxënësit e kësaj komune që janë obliguar të ecin me kilometra për të vijuar mësimet në shkollën fillore. Tenderi është hapur me datën 29 janar 2018. Tenderi është ndarë në 35 llote. Jo të gjitha llotet kanë përfunduar me nënshkrim të kontratës, pasi Komuna është obliguar se disa nga pjesët e kontratës t’i anulojë dhe të rishpall tenderin. Meqë, jemi në përfundim të vitit shkollor, disa nga linjat do të jenë aktive vetëm për vitin tjetër akademik. Drejtori për Arsim në komunën e Vushtrrisë Afrim Namani ka thënë për KALLXO.com se deri më tani 20 linja të transportit publik për nxënësit në komunën e Vushtrrisë janë funksionale. “20 janë funksionale, ndërsa për 13 linja të transportit publik nuk ka përfunduar ende procesi i tenderimit”, tha Namani.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software