schema:text
| - Publikimi i rremë për ministrin Hekuran Murati
Deklarata
Grunin e Rozetes e paska qu Hekurani ne Mulli me blu! Respekt VVazhdojm
Vlerësimi
Rrenë
Publikimi: “Grunin e Rozetes e paska qu Hekurani ne Mulli me blu! Respekt VVazhdojm. Kurti 3,4,5,6,7,8” është e pasaktë sepse burimet zyrtare kanë konfirmuar se ministri Murati nuk është marrë me procesin e dërgimit të grurit për ta bluar.
Artikulli
Me datë 4 gusht 2023 faqja e Facebook “UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës” ka shpërndarë një fotografi të Ministrit të Financave, Hekuran Murati e cila është shoqëruar me një fotografi e cila nuk përkon me mbishkrimin e postimit.
Materiali i publikuar ka mbi shkrimin “Grunin e Rozetes e paska qu Hekurani ne Mulli me blu! Respekt VVazhdojm. Kurti 3,4,5,6,7,8”.
Krypometri ka verifikuar nëse një pretendim i tillë është i vërtetë dhe nëse materiali i publikuar ka bazë faktike.
Krypometri me datë 10/08/2023 ka kontaktuar me Arlind Manxhuka, zëdhënësin e Partisë Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën parti ministri Murati është anëtar i kryesisë.
Manxhuka me autorizime të Ministrit ka thënë se ky postim është lajm i rremë dhe se fotografia që është shpërndarë nuk ka lidhje me postimin.
“Vjen në kuadër të lajmeve të rreme që qarkullojnë në rrjete sociale dhe fotoja nuk ka aspak lidhje me postimin në fjalë”- ka thënë Manxhuka.
Krypometri ka kontrolluar përmbajtjen origjinale dhe prejardhjen e fotografisë në fjalë.
Në kërkimin në internet fotografia dokumentohet se është shkëputur nga një video postim i Dardan Molliqajt me 3 shtator 2022.
Atë ditë, Dardan Molliqaj kishte shpërndarë një video të një aksioni të PSD-së duke shkruar në Facebook: “Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedent që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve”.
Me këtë postim ai kishte bashkëngjitur edhe videon në të cilën shihet se si e sulmojnë me miell ministrin Murati.
|