schema:text
| - Ilustrimi i rremë i lajmit rreth luftes në Ukrainë
Deklarata
Kryepeshkopi i Kishës Fashiste Ruse i drejtohet ushtarëve: Mos kini frikë, është lavdi të vdesësh për Atdheun
Vlerësimi
Me kos
Edhe pse artikulli nuk ka të bëjë fare me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në ballinën e kësaj përmbajtjeje është fotografia e tij. Teksti i referohet një deklarate të kreut të Kishës Orthodokse të Rusisë, patriarkut Kirill drejtuar ushtarëve rus për luftën në Ukrainë.
Artikulli
Në portalin “lajmishqip.net”, më 24 shtator 2022, është publikuar një përmbajtje me titullin “Kryepeshkopi i Kishës Fashiste Ruse i drejtohet ushtarëve: Mos kini frikë, është lavdi të vdesësh për Atdheun”.
Me të njëjtën përmbajtje është shpëndarë më datën 24 shtator 2022 edhe në grupin në Facebook që numëron mbi 48 mijë ndjekës me emrin “Vetëvendosje me ♥️” (zemër). Përveç kësaj ky informacion është shpërndarë me të njëjtën datë edhe në faqen e “Facebookut”, “Lajmishqip”.
Në ballinën e kësaj përmbajtjeje është fotografia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por teksti nuk ka të bëjë askund me presidentin serb.
Teksti i referohet një deklarate të kreut të Kishës Orthodokse të Rusisë, patriarkut Kirill drejtuar ushtarëve rus për luftën në Ukrainë.
Më 11 shtator 2022, janë bërë 200 ditë që kur ka filluar lufta.
|