schema:text
| - Titulli i rremë se deklarata e avokatit “u fut frikën në palcë” maqedonasëve
Deklarata
Avokati i njohur ia fut frikën në palcë Maqedonasve: Liqeni i Ohrit i grabitur nga sllavet, por Shqipëria do ta rifitojë humbjen shekullore
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Avokati i njohur ia fut frikën në palcë Maqedonasve: Liqeni i Ohrit i grabitur nga sllavet, por Shqipëria do ta rifitojë humbjen shekullore” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk është ofruar asnjë fakt dhe nuk është cituar asnjë burim që e mbështet konstatimin në titull se deklarata e avokatit për liqenin e Ohrit “ia fut frikën në palcë Maqedonasve”. Artikulli është publikuar për herë të parë në vitin 2018, ndërsa i njëjti është shpërndarë në vitin 2022 si lajm i ri.
Artikulli
Më 2 dhjetor 2022, në faqet në Facebook “Gazeta NKosove“, “Gazeta Parlamenti” dhe “Mirsevini” është shpërndarë një artikull me titull: “Avokati i njohur ia fut frikën në palcë Maqedonasve: Liqeni i Ohrit i grabitur nga sllavet, por Shqipëria do ta rifitojë humbjen shekullore”.
Artikulli i shpërndarë është publikuar fillimisht në faqen e internetit fakte.buzz.com më 6 shkurt 2022.
Publikimi flet për një deklaratë të avokatit dhe analistit Spartak Ngjela i cili ka folur lidhur me Liqenin e Ohrit.
Titulli i këtij artikulli është i rremë. Ndonëse në titull thuhet se kjo deklaratë e tij “ia fut frikën në palcë” qytetarëve të Maqedonisë , kjo nuk është argumentuar në artikull pasi që nuk ka asnjë të dhënë se opinioni ka reaguar duke thënë se ndihen të frikësuar nga deklaratë që përmbanë lajmi.
Po ashtu, artikulli është aktualizuar gjatë vitit 2022 duke përfshirë një deklaratë që është thënë në vitin 2018.
Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, lidhur me këtë temë ka shkruar në Facebook më datë 20 tetor 2018.
“Liqeni i Ohrit… i gjerë dhe i grabitur nga sllavet Por… Gruevski iku si hajdut, kurse Shqipëria do ta rifitojë humbjen e vet shekullore…”- ka shkruar ai.
|