schema:text
| - Rrena se Danimarka do të hapë qendër të spiunazhit në Kosovë
Deklarata
Shqip: NATO dhe Danimarka do të hapin një qendër të spiunazhit në Kosovë
Serbisht: NATO i Danska otvaraju špijunski centar na Kosovu
Vlerësimi
Rrenë
Shqip: Video që pretendon se NATO dhe Danimarka do të hapin një qendër të spiunazhit në Kosovë është e rreme. Qeveria e Republikës së Kosovës ka thënë se pretendimet e ngritura në këtë video janë të rreme, pasi nuk do të hapet një qendër e shpihunazhit. Video i referohet Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës dhe parasheh që një pjesë e të denuarëve me burg në Danimarkë të vuajnë dënimin në burgun e Gjilanit.
Serbisht: Video koji tvrdi da NATO i Danska otvaraju špijunski centar na Kosovu je lažan. Vlada Republike Kosovo je rekla da su tvrdnje iznete u ovom videu lažne, jer neće biti otvoren špijunski centar. Video se odnosi na međunarodni sporazum između Kosova i Danske koji predviđa da deo zatvorenika iz Danske služi kaznu u zatvoru u Gnjilanu.
Artikulli
Më 27.05.2024, faqja në Facebook “Istina Istina” (Arkivi) ka shpërndarë një video përmes të cilës pretendon se Danimarka është duke hapur një qendër spiunazhi në Kosovë.
Në video pretendohet se Kosova do të marrë 16 milionë euro nga Danimarka dhe 6 milionë euro nga BE-ja për energji të gjelbërt. Tutje ai fol për marrëveshjen që Kosova ka arritur me Danimarkën për të burgosurit.
Tutje personi që flet në këtë video pretendon se të burgosurit nga Danimarka do të vendosen shumë afër kufirit me Serbinë. Ai pretendon se në fakt nuk është marrëveshje për të burgosurit, por Danimarka po sjellë persona që do të merren me spiunazh.
Lidhur me këtë postim, Krypometri ka kontaktuar me Qeverinë e Kosovës, e cila ka mohuar se diçka e tillë është e vërtetë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se ky material është dezinformues.
“Ne kemi analizuar këtë material dhe ju njoftojmë se ai përban pretendime të rrejshme dhe dezinformuese”- tha Kyreziu.
Krypometri ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ministri gjithashtu ka konfirmuar se ky postim është i rremë.
Leutrim Sahiti, Këshilltar Politik në kabinetin e Ministres së Punëve të Jashtme, tha për Krypometrin se institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë asnjë informatë zyrtare në lidhje me këto pretendime.
Marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës parasheh që një pjesë e të denuarëve me burg në Danimarkë të vuajnë dënimin në burgun e Gjilanit. Marrëveshja është ratifikuar më 23.05.2024 në Kuvendin e Kosovës, pasi për të kanë votuar 86 deputetë.
Kosova dhe Danimarka kanë nënshkruar letër- pëlqim për sjelljen e 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë në dhjetor të vitit 2021, ndërsa në prill të vitit 2022, dokumenti është shndërruar në traktat. Qeveria e Kosovës ka miratuar më 07.06.2023 projektligjin për Ratifikimin e këtij traktati.
Traktati ka kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihet që Danimarka të marrë në shfrytëzim qeli të vetme dhe të përbashkëta në burgun e Gjilanit. Në këmbim të kësaj, Kosova parashihet të ketë një përfitim prej mbi 200 milionë euro.
Laž da će Danska otvoriti špijunski centar na Kosovu
Dana 27.05.2024. godine, Facebook stranica “Istina Istina” (Arhiva) podelila je video u kojem se tvrdi da Danska otvara špijunski centar na Kosovu.
U videu se tvrdi da će Kosovo dobiti 16 miliona evra od Danske i 6 miliona evra od EU za zelenu energiju. Takođe, pominje se sporazum koji je Kosovo postiglo sa Danskom o zatvorenicima.
Osoba koja govori u ovom videu tvrdi da će zatvorenici iz Danske biti smešteni veoma blizu granice sa Srbijom. On tvrdi da to zapravo nije sporazum o zatvorenicima, već da Danska dovodi ljude koji će se baviti špijunažom.
U vezi sa ovom objavom, Krypometri je kontaktirao Vladu Kosova, koja je negirala da je nešto tako tačno.
Portparol Vlade, Përparim Kryeziu, rekao je da je ovaj materijal dezinformativan.
“Analizirali smo ovaj materijal i obaveštavamo vas da sadrži lažne i dezinformativne tvrdnje.”- rekao je Kryeziu.
Krypometri je kontaktirao i Ministarstvo spoljnih poslova i dijaspore, koje je takođe potvrdilo da je ova objava lažna.
Leutrim Sahiti, politički savetnik u kabinetu ministarke spoljnih poslova, rekao je za Krypometri da institucije Republike Kosovo nemaju nikakve zvanične informacije u vezi sa ovim tvrdnjama.
Međunarodni sporazum između Kosova i Danske predviđa da deo zatvorenika iz Danske služi kaznu u zatvoru u Gnjilanu. Sporazum je ratifikovan 23.05.2024. godine u Skupštini Kosova, nakon što je za njega glasalo 86 poslanika.
Kosovo i Danska su potpisali pismo-saglasnost za dolazak 300 zatvorenika iz Danske na Kosovo u decembru 2021. godine, dok je u aprilu 2022. godine dokument pretvoren u ugovor. Vlada Kosova je 07.06.2023. godine usvojila predlog zakona o ratifikaciji ovog ugovora.
Ugovor je na period od deset godina. Predviđeno je da Danska koristi pojedinačne i zajedničke ćelije u zatvoru u Gnjilanu. U zamenu za to, Kosovo bi trebalo da dobije korist od preko 200 miliona evra.
|