About: http://data.cimple.eu/claim-review/f8ce697c952c9c546f16126b285790689aef7ae47faeffbd15c67ee0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë për armët në manastirin e Banjskës Deklarata “ky është armatimi që u konfiskua në manastirinë e Banjëskës Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen “ky është armatimi që u konfiskua në manastirinë e Banjëskës” është i rremë. Krypometër ka konstatuar se disa nga armët e shfaqura në postim nuk janë konfiskuar brenda mureve të manastirit. Artikulli Faqja e Facebook Mërgata Shqiptare ka shpërndarë një material me titullin Ky është armatimi i sekuestruar në Manastirin e Banjskës nga policia e Kosovës. Materiali shoqërohet edhe me tri fotografi që prezatojnë armët të cilat Policia e Kosovës i sekuestroi nga grupi terrorist që kreu sulm ndaj Policisë së Kosovës më 24/09/2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. Krypometër ka kontrolluar nëse kjo përmbajtje është e vertetë. Në fotografitë e shpërndara, faqja në fjalë ka shfaqur një hedhës të predhave me nitroglicerinë e po ashtu armë të gjata dhe uniforma. Krypometër ka konstatuar se një pjesë e armëve të shfaqura në këtë postim nuk janë gjetur në Manastirin e Banjskës. Në kontrollim Krypometër ka konstatuar se Policia e Kosovës ka shpërndarë pas sulmit e pas aksioneve policore që kishin ndodhur edhe fotografi nga vendet ku ishin gjetur armë. Mitrolozi me nitroglicerinë që është prezantuar në fotografitë e shpërndara ishte gjetur në mal, e jo brenda në Manastir të Banjskës. Ky informacion është i qasshëm në faqen e Policisë së Kosovës. Për të verifikuar informacionin Krypometri ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. Ai është pyetur nëse është gjetur nitroglicerinë brenda në manastir apo jashtë tij. “Është gjetur jashtë rrethojave të manastirit”- ka thënë Elshani. Fotografitë më poshtë tregojnë se arma në fjalë u gjet në mal: Në ditët pas sulmit në Banjskë, në profile të ndryshme pati postime të cilat tentonin ta përfshinin Manastirin e Banjskës në sulmin terrorist. Policia e Kosovës njoftoi se civilët dhe kleri fetar i manastirit nuk kishin lidhje me ngjarjet që ndodhën me datë 24 shtator 2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software