About: http://data.cimple.eu/claim-review/f907b3daeb9430fcc2750c31dec2615db3218ee39e5c995cf9558948     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për Asociacionin dhe Luginën e Preshevës Deklarata Në dialogun me Serbinë në krye me Hashim Thaçin u zgjerua duke u bashkangjitur Presheva, Metvegja dhe Bujanoci Vlerësimi Rrenë Konstatimi i bërë në këtë ilustrim se “Në dialogun me Serbinë në krye me Hashim Thaçin u zgjerua duke u bashkangjitur Presheva, Metvegja dhe Bujanoci!” është i rremë. Kosova e Serbia nuk kanë nënshkruar asnjë marrëveshje e cila parasheh ndryshim të kufijve të Kosovës, përkatësisht bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Anise, një ide e tillë u promovua nga ish-presidenti Thaçi, ajo nuk u materializua asnjëherë. Edhe konstatimi tjetër se Kosova do të “përgjysmohet” nuk i është i bazuar në fakte dhe në burime kredibile. Aktualisht nuk është vendosur që të nënshkruhet një marrëveshje e cila do të përgjysmonte territorin e vendit, siç thuhet në përshkrim të kësaj fotografie. Artikulli Më 20 tetor 2022, faqja në Facebook me emrin “Prishtina” publikoi një fotografi me mbishkrimin “Me Thaçin edhe Lugina ne Kosove. Me Albinin po vjen Zajednica”. Fotografia, e cila është e ndarë në dy pjesë: në njërën pjesë është një hartë dhe në të është fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe në pjesën tjetër është fotografia e kryeministrit aktual, Albin Kurti e vendosur në një hartë. “Në dialogun me Serbinë në krye me Hashim Thaçin u zgjerua duke u bashkangjitur Presheva, Metvegja dhe Bujanoci!”– thuhet në përshkrim, në pjesën e fotografisë në të cilën është një hartë e Kosovës në të cilën është paraqitur si e bashkuar edhe Lugina e Preshevës. Por, përshkrimi është i rremë, sepse nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje e cila parasheh ndryshim të kufijve të Kosovës, përkatësisht bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Anise, një ide e tillë në njëfar mënyre u promovua edhe nga ish-presidenti Thaçi, ajo nuk u materializua asnjëherë. Në pjesën tjetër të fotografisë është bërë një përshkrim se çfarë pritet të ndodh. “Në dialogun me Serbinë në krye me Albin Kurtin do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe Kosova do të përgjysmohet”- thuhet në përshkrim të fotografisë. Aktualisht nuk është vendosur që të nënshkruhet një marrëveshje e cila do të përgjysmonte territorin e vendit, siç thuhet në përshkrim të kësaj fotografie. Nëntë vite më parë, në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaci, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Bruksel ujdinë e cila parashihte formimin e një Asociacioni të Komunave Serbe në vend. Më 19 prill të vitit 2013 Kosova miratoi Marrëveshjen e parë ndërkombëtare të parimeve që rregullon normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, e cila është ratifikuar në formën e ligjit nga Kuvendi i Kosovës. Më 2015, në kuadër të dialogut të Brukselit, palët arritën Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e këtij Asociacioni. Në tetor të vitit 2015, kjo marrëveshje u dërgua për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, tha se Marrëveshja për Asociacionin në 23 pika të saj, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Bashkësia Ndërkombëtare vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojnë Asociacioni. Deri më tani, qeveria të cilës i prinë Albin Kurti vazhdon të refuzojë themelimin e Asociacionit. Shefi i qeverisë kosovare e konsideron atë “një etnik” dhe si i tillë, sipas Kurtit, nuk mund të bëhet. “Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike”- argumenton Kurti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software