About: http://data.cimple.eu/claim-review/f9df1b79e0e24a771f36ee8047f2fd7c1d1e838715ee204fb83cee18     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vetëvendosje nuk e di sa do të investojë shteti në Bankën Zhvillimore Deklarata Hekuran Murati ka thënë se “kapitali fillestar i bankës zhvillimore mundet me qenë diku rreth 50 milionë euro”. Kurse, Albin Kurti ka thënë se “kapitali fillestar duhet të jetë 200 milionë euro”. Vlerësimi Me kos Dallimi në mes të deklarimit të Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit për kapitalin fillestar të Bankës Zhvillimore është shumë i madh. Kapitali i propozuar nga kandidati për kryeministër është 3 herë më i madh se kapitali i propozuar nga kandidati për deputet, Hekuran Murati. Dhënia e deklaratave të ndryshme për një prej prioriteteve kryesore të Vetëvendosjes për zhvillim ekonomik tregon për mungesën e një vizioni të qartë për Bankën Komerciale. VV-ja, njëjtë sikur partitë e tjera, ka publikuar vetëm një pjesë të shkurt të programit të tyre, që e kanë quajtur ‘prioritetet’ në të cilën nuk janë dhënë detaje për prioritetet e tyre. Artikulli Në këtë fushatë zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar themelimin e Bankës Zhvillimore, e cila do të lëshonte kredi të buta për bizneset prodhuese. Gjatë kësaj fushate, zyrtarët e kësaj partie i kanë dhënë hapësirë të madhe prezantimit të idesë së themelimit të kësaj banke. Në Debat Pernime, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Hekuran Murati, derisa ishte duke folur për themelimin e kësaj banke kishte deklaruar se kapitali fillestar i kësaj banke do të jetë 50 milionë euro. Këto para, sipas tij, do ishin shtetërore. “Kapitali fillestar do të jetë kapital shtetëror, kapitali i themelimit të bankës që mundet me qenë diku rreth 50 milionë euro”, kishte thënë Hekuran Murati në Debat Pernime, derisa po diskutohej për programin mbi ekonominë. Mirëpo, kandidati për kryeministër i partisë së Hekuran Muratit, Albin Kurti, ka dhënë një shifër krejt tjetër të kapitalit fillestar të kësaj banke. Kurti në Televizionin 7, ka deklaruar se kapitali fillestar i kësaj banke do të jetë 200 milionë euro. “Banka zhvillimore është me kapital të Republikës, ne kemi vlerësuar që kapitali fillestar duhet të jetë 200 milionë euro”, ka thënë Kurti në Televizionin T7. Dallimi në mes të shifrës së dhënë nga Hekuran Murati dhe nga Albin Kurti është tre fish më i madh. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software