About: http://data.cimple.eu/claim-review/f9f8a8b986514fce2aa4255990c6b1579273c86111d739dfdac4c79c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Qeveria e Kosovës ofron kurse falas për gjuhën angleze Deklarata Më 10 qershor personat e moshës 18-70 vjeç mund të mësojnë anglisht online falas! Tabelat dhe materialet e studimit ofrohen falas dhe mund të merrni certifikatën tuaj brenda 4 javësh! Vlerësimi Rrenë Postimi “Nëse dëshironi të merrni mësime në anglisht, mund të merrni dy sekonda për të na parë”- është i rremë. I rremë është edhe konstatimi se “më 10 qershor personat e moshës 18-70 vjeç mund të mësojnë anglisht online falas! Tabelat dhe materialet e studimit ofrohen falas dhe mund të merrni certifikatën tuaj brenda 4 javësh!”. Edhe pse në infografikë është llogja e Qeverisë së Kovovës, njoftimi nuk është zyrtar. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se njoftimi është i rremë, pasi qeveria nuk ka publikuar thirrje për konkurse. Faqja e internetit që e ka publikuar këtë njoftim e ka regjistruar domenin në ditën kur e ka publikuar njoftimin. Faqja në Facebook që e ka publikuar artikullin ka të sponzorizuara edhe tri njoftime të ngjashme, por të cilat nuk janë në gjuhën shqipe. Artikulli Më 20.06.2024, faqja në Facebook ‘Service-0615’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Nëse dëshironi të merrni mësime në anglisht, mund të merrni dy sekonda për të na parë”. Në këtë infografikë me logon e institucioneve të Republikës së Kosovës shkruan se “më 10 qershor personat e moshës 18-70 vjeç mund të mësojnë anglisht online falas! Tabelat dhe materialet e studimit ofrohen falas dhe mund të merrni certifikatën tuaj brenda 4 javësh!”. Kur klikon në linkun e vendosur mbi këtë artikull, ‘englishcourses27.site’(arkiva) nuk ka asnjë ndërlidhje me faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ueb-faqja e Qeverisë së Kosovës është https://kryeministri.rks-gov.net/ dhe “E-Kosova”, në të cilat nuk ka asnjë njoftim se kanë hapur një mundësi të tillë të kurseve, si thuhet në faqen e internetit “englishcourses27.site”. Krypometër ka kontrolluar nëse në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, është publikuar ndonjë njoftim për ndonjë kurs të tillë, por nuk ka gjetur asnjë thirrje për kurse falas. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për të kuptuar nëse ky institucion ka bërë ndonjë lajmërim të tillë apo ofron kurse falas, por ai ka thënë se postimi është i rremë. “Kjo është dezinformatë, ne s’kemi të bëjmë asgjë me këtë lajm”- ka thënë Kryeziu për Krypometër. Krypometër ka kontrolluar ueb-faqe englishcourses27.site (arkiva) në të cilën është publikuar ky artikull dhe rezulton se e njëjta është themeluar më 20.06.2024, pra në ditën kur është publikuar artikulli në Facebook. Faqja në Facebook ‘Service-0615’ (arkiva) që e ka publikuar këtë postim ka edhe tri postime të tjera të sponzorizuara që nuk janë në gjuhën shqipe.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software