About: http://data.cimple.eu/claim-review/fb82b34bc74fb52e6d63220cf8e76020bfdca9c83f37485953256058     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Sokol Bashota, Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla Pastrimi Parazgjedhor i Lumit të Klinës Deklarata Sokol Bashota: “Qëllimisht nuk i kam hequr ato barishte, i këshilluar nga ekspertët për arsye se ajo bimë është vetëpastruese”. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Kryetari I Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka ndërmarrë aksion për pastrimin e lumit Klina, përkundër që në debatin te Jeta Xharra kishte thënë se kishte një arsye pse nuk po i pastron. Arsyeja është rekomandimi i ekspertëve për të mos e pastruar lumin, pasi barishtet që ishin në lumë ndikojnë në pastrimin e ujit. Krypometri këtë veprim e cilëson si ndërrim të qëndrimit, me elemente të rrenës sepse rekomandimi i ekspertëve nuk duhet të shpërfillet për çështje të debatit. Artikulli Komuna e Klinës pas disa kohësh ka vendosur ta pastrojë lumin që e përshkon këtë qytet përmes. Pas raportimit të gjendjes jo të mirë të lumit në emisionin “Debat Pernime” për Klinën, kryetari aktual i kësaj komune Sokol Bashota ka vendosur ta pastroj lumin “Klina”. Bashota është kandidat i PDK-së edhe për një mandat tjetër në krye të komunës dhe në balotazh do të përballet me Zenun Elezajn e AAK-së. Ekskavatorët e komunës kanë filluar t’i largojnë mbeturinat dhe bimët që rrinin prej kohësh në lumin “Klina”. Kryetari aktual i Klinës, Sokol Bashota, tha për KALLXO.com se pastrimi po bëhet për shkak se gjatë emisionit Debat Përnime për Klinën kjo çështje ishte pasqyruar si imazh i keq. “Pastrimi është bërë për shkak të reshjeve të fundit dhe kam dashur të tregojë se është çështje e shumë pak parave pastrimi i lumit. Është pasqyruar si imazh i keq në emision tek ju (Debat Pernime) lumi i Klinës dhe kam dashur të tregojë se nuk ka mbetur pa pastruar për shkak të një shumë të vogël parave po për shkak të qëllimi që kam treguar edhe tek ju në emision”, tha Bashota për KALLXO.com Në emisionin “Debat Pernime” për Klinën të udhëhequr nga Jeta Xharra, kryetari aktual i kësaj komune, Sokol Bashota, kur u pyet rreth pastërtisë se lumit, ai ishte arsyetuar se mos pastrimi i lumit “Klina” nuk ishte bërë për shkak të parave por sepse ekspertet kishin rekomanduar se bimët që gjenden në lum janë vetë pastruese. “Shtrati i lumit është i pastër dijeni mirë, qoftë se shihni disa barishte që janë brenda lumit, unë qëllimisht nuk i kam hekur, i këshilluar nga ekspertet për arsyeje se ajo bimë që është aty është vetë pastruese. Se ajo donë një kosto 1000 euro me u pastru edhe mu hekë ato barishte, me rëndësi është që ndotës tjerë nuk ka”, kishte theksuar Sokol Bashota gjatë emisionit “Debat Pernime” për Klinën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software