About: http://data.cimple.eu/claim-review/fb99bec4082a7ca951ff9ec992328c25f32eecdb098692bb901fb76a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Instalacioni i artistit paraqitet si krijesë e gjallë për të ilustruar aksidentin bërthamor të Çernobilit Deklarata Ja pamjet se cfare zbuluan shkenctaren në Çernobil, do te mbeteni pafjal pasi ti shikoni..(VIDEO) Vlerësimi Me kos Fotografia me të cilin është ilustruar artikulli me titull “Ja pamjet se cfare zbuluan shkenctaren në Çernobil, do te mbeteni pafjal pasi ti shikoni..(VIDEO)” është e rreme. Në fotografi shihet një “oktapodë”, i cili nuk është real por është instalacion/punimi një artisti. Në Çernobil nuk është gjetur asnjë oktopod, si është paraqitur në ilustrim në artikull. Artikulli Faqja në Facebook “Gazeta Alb” ka publikuar një artikull me titull “Ja pamjet se cfare zbuluan shkenctaren ne cernobil, do te mbeteni pafjal pasi ti shikoni..(VIDEO)”. E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe në facebook-u, si: “Për Kosovën”, “Bota Shqipetare”, “Luizi Ejlli BBVA”, “Lajme Fresh24”, “Revista Aktive”, “Gazeta Dardania”, “Lajme.al1” dhe “Shqip”. Një artikull që flet për disa gjera që janë gjetur në Çernobil është ilustruar me një fotografi në të cilën shihet një “oktapodë”. Mirëpo, në videon e bashkëngjitur në artikull, nga kanali në YouTube “Fakte interesante Shqip”, nuk është paraqitur foto e gjallesës sikurse në lajm edhe pse në video paralajmërohet po ashtu se do të shihet oktopodi. Gjallesa e paraqitur në artikull nuk është reale, por është punim i një artisti të quajtur Louis Le Roy, i publikuar në ueb-faqen “artstation.com”. Një reaktor bërthamor në stacionin e energjisë bërthamore të Çernobilit shpërtheu në prill të vitit 1986. Shpërthimi çoi valë radioaktive në të gjithë Europën dhe sipas OKB, gati 50,000 kilometra katrorë tokë u kontaminuan. Së paku 31 njerëz u vranë menjëherë pas kësaj dhe efektet e shpërthimit vazhdojnë të ndjehen edhe sot. Që nga ajo kohë, reaktorët janë nën mbrojtje të lartë të sigurisë për të parandaluar shpërthime të ngjashme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software