schema:text
| - Titulli i rremë për sulmin ndaj të moshuarit
Deklarata
KUJDES – NJË PERSON SULMON BRUTALISHT TË MOSHUARIN NË MES TË QYTETIT.. VIDEO
Vlerësimi
Me kos
Titulli “KUJDES – NJË PERSON SULMON BRUTALISHT TË MOSHUARIN NË MES TË QYTETIT.. VIDEO” nuk e ka dhënë informacionin e plotë dhe si i tillë është kuptuar se rasti ka ndodhur së fundmit në Kosovë. Përkundër që rasti ka ndodhur para 5 viteve në SHBA, i njëjti është paraqitur si lajm i ri. Përveç kësaj, titulli është shkruar në atë mënyrë që shpërndanë panikë kinse një person është duke i sulmuar të moshuarit, prandaj bëhet thirrje për kujdes.
Artikulli
Më 18 nëntor 2022 faqja online jnews3.com ka publikuar një përmbajtje me titull “KUJDES – NJË PERSON SULMON BRUTALISHT TË MOSHUARIN NË MES TË QYTETIT.. VIDEO”.
Gjithashtu faqja online gazetaylli ka publikuar të njëjtin tekst më 22 tetor 2022, ndërsa i njëjti tekst është rishpërdarë më 24 nëntor 2022 në disa faqe në facebook si Feja ime, Lajme nga Bota, Exclusive Albania Today, Receta Gatimi, Dardanët Sot, Kronika Sot, Shqipet, Rrotull Al, Info Ditore, Explorer Shqip, Kuzhina Ime, Për Shqipërinë dhe Ta bëjmë Shqiperine.
Në mënyrën se si është shkruar titulli i lajmit vë në lajthitje qytetarët e Kosovës, sepse nuk është treguar vendi se ku ka ndodhur sulmi.
Mes tjerash, videoja e publikuar nga ueb faqet, në të cilën shihet një i ri duke e sulmuar fizikisht një të moshuar, nuk është e këtij viti. Video është publikuar për herë të parë me 4 korrik 2017.
Sulmi me shkop ndaj të moshuarit kishte ndodhur në Mahnattan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
|