About: http://data.cimple.eu/claim-review/fd17219a829959155a8383e267b10c89be5a9191db4446b4b701155d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video me mbishkrimin e rremë se Thaçi është liruar nga Haga Deklarata “Lirohet baba, Hashim Thaçi” Vlerësimi Rrenë Video e publikuar më 11.02.2025, në të cilën shihet ish- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke dalë nga ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë nuk është aktuale. Kjo video është xhiruar në vitin 2020, kur Thaçi ishte marrë në pyetje në objektin e kësaj Gjykate. Edhe mbishkrimi i vendosur në këtë video, që thot: “Lirohet baba, Hashim Thaçi”- është i rremë. Thaçi nuk është liruar nga burgu, pasi gjykimi i tij është duke vazhduar në Hagë, ndërkohë që atij i është vazhduar paraburigimi, më 13.02.2025. Artikulli Më 11.02.2025, faqja në Instagram shqipet.kings (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet ish- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo video është publikuar me mbishkrimin “Lirohet baba, Hashim Thaçi”, duke pretenduar se ish- Presidenti është liruar nga Haga. Krypometër përmes makinës së kërkimit të imazheve në internet Google Lens e ka gjetur videon origjinale, që është publikuar në llogarinë zyrtare të Artan Behramit në Facebook, ish- Këshilltarit të Thaçit. “Shumë shpejt do të dalim nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si President i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.”- thuhet në postimin e Behramit, i publikuar më 05.11.2024. Krypometër ka kontaktuar me Behramin për të sqaruar kontekstin se kur është realizuar videoja. Ai ka thënë se video ishte realizuar në vitin 2020, në muajin korrik, kur Thaçi ishte intervistuar për tre ditë rresht në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. “Kjo video është bërë nga unë në ditën e fundit të marrjes në pyetje të presidentit Thaçi në vitin 2020. Mbishkrimi në këtë video ‘lirohet…’ është manipulim dhe fake news.”- është shprehur Behrami. Krypometër ka kontrolluar uebfaqen e Dhomave të Specializuara në Hagë, nëse është lëshuar ndonjë njoftim për lirimin e Thaçit, por nuk ka pasur diçka të tillë. Krypometër ka gjetur se më 13.02.2025 është publikuar Vendimi i Gjykatës për vazhdimin e paraburgimit për ish- Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli. Në seancën e sotme, më 18.02.2025, Thaçi nuk ishte prezent. Avokati i tij, Luka Mishetiq tha se sekretarja e seancës e ka njoftuar se klienti nuk ndjehej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. “As unë nuk kam informacion. Sekretarja e seancës më njoftoi që klienti nuk ndjehej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Do ta kontaktoj me telefon. Do të përpiqem me telefon. Kaq mund të bëj. Mendova se ishte kryer kjo. Mendova se ishte zgjidhur kjo çështje kur tha sekretarja që nuk do të vijë z.Thaçi. Mendova se keni komunikuar me të.”- ka thënë Mishetiq. Kurse, kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith III tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek. “I vetmi komunikim, që nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhej të takohej me një mjek. Përpiqemi të zbulojmë diçka, komunikoni me të nëse ai jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij.”- ka thënë Smith. Në një përgjigje për KALLXO.com, nga Gjykata kanë sqaruar se Thaçi kishte hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm në seancë, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe Provave. “Seanca e sotme u ndërpre në fillim për shkak të mungesës së z. Thaçi në sallën e gjyqit, por më pas u sqarua nga avokati i z. Thaçi, se z. Thaçi kishte hequr dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm sot në Gjykatë, në përputhje me Rregulloren e Punës dhe Provave. Seanca ka vazhduar me dëshminë e dëshmitarit të 122-të të thirrur nga Prokuroria që ka marrë qëndrim.”- thuhet në përgjigje. “Mund t’ju them se në përgjithësi nuk ka qenë e pazakontë, që të akuzuarit në rastet e ndryshme të mungojnë në seancat individuale, nëse nuk ndihen mirë atë ditë. Në raste të tilla, Rregullat parashikojnë që seancat mund të vazhdojnë në mungesë të një të akuzuari, nëse ai heq dorë nga e drejta për të qenë i pranishëm.”- kanë thënë tutje nga Gjykata. Ish- Presidenti ishte parë prezent në seancë, më 13.02.2025, kur ka dëshmuar Sylejman Selimi. Thaçit iu refuzua Kërkesa për të vizituar babanë e tij të sëmurë në Kosovë. Kështu ka njoftuar më 06.02.2025, avokati i ish- Presidentit Thaçi, Mishetiq përmes një postimi në X. Avokati Mishetiq ka bërë të ditur se babai i Thaçit është sëmurë dhe është kthyer në spital. “Babai i klientit tim Hashim Thaçi është shumë i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i lejohet një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar (babanë e tij) për arsye humanitare. Prokurori i Specializuar e ka kundërshtuar dhe gjykatësit e kanë refuzuar vizitën.”- kishte shkruar avokati. Më 26.02.2016, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Ai nuk arriti të çojë deri në fund mandatin e Presidentit, pasi më 05.11.2020 u transferua në Hagë, me urdhër të Gjykatës Speciale pas konfirmimit të Aktakuzës ndaj tij. Më 03.04.2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”. Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa Aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020. Gjithashtu, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, më 06.12.2024, ka ngritur Aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit, ish- shefit të AKI në Kosovë, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut, si dhe Hajredin Kuçit, për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike” dhe “kundër rendit publik”. Në Aktakuzë, të akuzuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve, në gjykimin për “krime lufte” të Thaçit dhe të tjerëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software