About: http://data.cimple.eu/claim-review/fd52e280155ff7071eb0b28ddbb664d2d7626979632e36baf1268314     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Bashkimi Europian Rrena se Borrell e Lajçak janë pushuar nga detyra për dialogun Kosovë- Serbi Deklarata Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak janë pushuar nga puna është i pasaktë Vlerësimi Rrenë Informacioni se zyrtarët e BE-së, Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak janë pushuar nga puna është i pasaktë. Burime zyrtare nga Bashkimi Europian kanë konfirmuar se ky informacion është i pavërtetë. Artikulli Më 29 gusht 2023, në faqen e Facebook-ut, Ntv Television është shpërndarë një fotografi e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak. Në këtë fotografi është vendosur mbishkrimi “Kryediplomati Borrell dhe emisari Lajçak pushohen nga puna, SHBA merr frenat e dialogut”. Krypometri më 30 gusht 2023 ka kërkuar informacione nga Bashkimi Europian lidhur me këto pretendime. Në një përgjigje për Krypometrin, BE e ka mohuar lajmin duke e quajtur marrëzi. “Kjo është një marrëzi, e tillë që nuk e meriton as të shpenzosh kohën për ta lexuar”- thuhet në përgjigjen e dërguar nga zyra për media e BE-së më 30/08/2023. Krypometri poashtu ka kontrolluar informacione publike të cilat dëshmojnë se Borell vazhdon të jetë udhëheqësi i politikës së jashtme të BE-së dhe se vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në dialogun Kosovë- Serbi. Me datë 31 gusht 2023 Borel në një konferencë në Spanjë ka konfirmuar rolin e tij duke dhënë informacionin se takimi i radhës në mes Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti do të mbahet me 14 shtator 2023. Josep Borrell u emërua si Përfaqësues i Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri më 2 korrik 2019. Ndërsa, Mirosllav Lajçak më 2 prill 2020, u emërua nga Këshilli i BE-së si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Beograd- Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Që atëherë, mandati i tij është zgjatur dy herë. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë filluar në vitin 2011. Në fillim planifikohej që Kosova do të bisedojë me Serbinë vetëm për çështje teknike, ndërsa në fund të vitit 2012, krahas bisedimeve teknike, kanë filluar edhe bisedimet në nivelin politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Deri më tani, palët kanë arritur mbi 20 marrëveshje.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software