About: http://data.cimple.eu/claim-review/fd8cd3c9e53c4011d04d1dc66dad21faf10e592f7eaf44b8588b0410     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përshkrimi i rremë i artikullit për zhdukjen e dëshmive nga rasti i Astrit Deharit Deklarata Haxhiu jep detaje për skandalin. Kush janë tre persona që kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit? Vlerësimi Me kos Përshkrimi i bërë në Facebook “Haxhiu jep detaje për skandalin. Kush janë tre persona që kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit?” është i rremë. Ministrja Haxhiu në konferencën e mbajtur ka thënë se janë vetëm tre persona që kanë qasje në Laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por ajo nuk ka përmenduar emra. As në artikullin e bashkangjitur nuk janë publikuar emra të personave që kanë pasë qasje në Laboratorin prej nga janë zhdukur dëshmitë nga rasti i Astrit Deharit. Artikulli Më 8 dhjetor 2022 në faqen e internetit “kosovaime.tv” është publikuar një artikull me titull “Haxhiu: Veç tre persona kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit”. E njëjta përmbajte është publikuar në faqet e Facebookut “Syri.net Kosova”, dhe “Kosova ime”, me mbishkrimin “Haxhiu jep detaje për skandalin. Kush janë tre persona që kanë qasje në vendin ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit?”. Por, në artikull nuk janë përfshirë informacionet që paralajmërohen në përshkrim, pra nuk tregohet se kush janë tre personat që kanë pasë qasje në vendin ku janë ruajtur dëshmitë e rastit të Astrit Deharit. Teksti i këtij artikulli është bazuar në një deklaratë për media të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Minitraj Haxhiu në konferencën e mbajtur ka thënë se janë vetëm tre persona që kanë qasje në Laboratorin e Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, por ajo nuk ka përmenduar emra. “Ky akt është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në frigoriferët e rinj, por jam e bindur se ka qenë çështje kohe që ata që e kanë orkestruar do ta plasonin si një veprim dëmtues të procesit në tërësi”- ka thënë ministrja.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software