schema:text
| - Fotografia e editur e Sami Lushtakut me Mërgim Lushtakun
Deklarata
Fotografia e kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku me djalin e tij deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia në të cilin shihet kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku i shtrirë dhe djali i tij deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku me një infuzion është e rremë. Kjo fotografi është e ndryshuar. Fotografia e publikuar është e edituar, pasi pamjet e deputetit Mërgim Lushtaku janë marrë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilin ai kishte bërë një aksion simbolik pak kohë më herët.
Artikulli
Në faqen e Facebook-ut “51% me Albinin” është publikuar me datën 11 tetor 2022 një fotografi e ndryshuar në të cilin shihet kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku me djalin e tij deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Kjo faqe numëron 23 mijë e 497 ndjekës.
Në fotografi shihet Sami Lushtaku kinse i shtrirë në spital, kurse djali i tij, deputeti Mërgim Lushtaku kinse duke ia vendosur infuzionin.
Fotografia e publikuar është e edituar, pasi pamjet e deputetit Mërgim Lushtaku janë marrë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilin ai kishte bërë një aksion simbolik duke vendosur infuzion para ulëses së kryeministrit Albin Kurti me datën 7 tetor 2022.
Simbolika e këtij veprimi sipas Mërgim Lushtakut, ishte që Qeveria dhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.
“Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë” – ka thënë Lushtaku.
|