Titulli i rremë për datën e saktë të liberalizimit të vizave
DeklarataMedia
Vlerësimi
Rrenë
Informacioni i publikuar është i rremë pasi teksti nuk e ofron datën e saktë kur do të merret vendimi për liberalizimin e vizave. Gjatë shkrimit të testit autorët nuk kanë cituar burime të cilat e konfirmojnë titullin ndërsa kanë përdorur deklaratën e kancelarit gjerman Scholz e cila nuk e ofron datën kur do merret vendimi mirëpo vetëm shfaqë shpresën që vendimi mund të merret në fund të vitit.
Artikulli
Në faqet e internetit “banglacontent24.com” dhe “fastnewsfree.com” me datën 8 gusht 2022 është publikuar informacioni me titullin “Urime Kosovë! Ja data e saktë kur liberalizohen vizat për Kosovën”.
E njëjta përmbajtje më datën 8 gusht 2022 është shpërndarë në disa faqe të Facebook-ut; Gazeta Prishtina, Gazeta Aktive, Gazeta Arberia.
Titulli nuk përkon askund me përmbajtjen që gjendet brenda në tekst.
Në artikull pretendohet se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të nisë vizitën e tij të parë në Ballkan. Në fakt, iu referohet një vizitë të cilën kancelari gjerman e ka kryer në muajin qershor 2022 në Ballkan. Scholz më 10 qershor 2022 e ka vizituar Kosovën.
Përveç saj, brenda artikullit të publikuar nga faqet e internetit “banglacontent24.com” dhe “fastnewsfree.com” , Scholz ka thënë se “shpreson se vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të dhjetorit nën Presidencën Franceze”.
Pra, nuk ka cekur ndonjë datë të saktë se kur do të liberalizohen vizat për Kosovën siç pretendohet në titull.
Në samitin e mbajtur në Bruksel më 23-24 qershor 2022 Kosovës nuk iu është dhënë datë për liberalizimin e vizave.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.
Procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.