About: http://data.cimple.eu/claim-review/fe5334c3031e6dff39e775b884786442db097fb622f2976f5364da53     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se një familje shqiptare u shua në një aksident trafiku në Gjermani Deklarata Kjo është Familja Shqiptare që u shù.a në një Aks.id.ent Tr.agj.ik në Gjermani Vlerësimi Rrenë e kryptë Titulli, artikulli dhe fotografia e përdorur janë të rreme. Në fund të muajit korrik nuk kanë humbur jetën katër anëtarë të një familjeje shqiptare në aksident në Gjermani. Artikulli i publikuar me 23 korrik të vitit 2022 dhe i shpërndarë nga faqja “In Albania” për herë të parë është publikuar me 15 nëntor të vitit 2021, në të thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi. Artikullit të vitit 2021, “In Albania” ia ka ndryshuar përmbajtjen duke e ndërruar lokacionin e aksidentit dhe datën se kur ka ndodh ai. Artikulli Ueb- faqja lajme.icu ka publikuar lajmin më 23 korrik 2022, me titullin “Kjo është Familja Shqiptare që u shù.a në një Aks.id.ent Tr.agj.ik në Gjermani…”. I njëjti lajm është shpërndarë në Facebook nga faqja “In Albania” me datën 24 dhe 29 korrik 2022, duke marrë 1,500 komente. Titulli dhe përmbajtja e këtij artikulli janë të rreme. Në përmbatje të tekstit thuhet se një familje shqiptare pothuajse është shuar në një aksident që siç pretendon faqja, ka ndodhur në Rajonin e Bremenit në Gjermani. Në fund të muajit korrik nuk ka ndodhur asnjë aksident në Gjermani në të cilin kanë qenë të përfshirë qytetarët shqiptarë dhe të cilët kanë humbur jetën. Artikulli i publikuar me 23 korrik të vitit 2022 është publikuar për herë të parë me 15 nëntor të vitit 2021, në të thuhet se aksidenti ka ndodhur në aksin Xyniada-Koromilia, pranë zonës së Domokisit në Greqi. Makina e familjes shqiptare ishte përplasur me një tanker gazi. Nga aksidenti, sipas mediave greke, kishin vdekur burrë e grua dhe vajza e tyre, ndësa kishte shpëtuar vetëm djali i tyre, raporton abcnews.al. Lajmi i shpërndarë në Facebook nga faqja “In Albania” me datën 24 dhe 29 korrik 2022 vetëm e ka ndryshuar lokacionin se ku ka ndodhur aksidenti, duke prodhuar një rrenë. Edhe fotografia e përdorur për të ilustruar këtë aksident është e rreme, pasi aksidenti i paraqitur në fotografi ka ndodhur në Pietermaritzburg të Afrikës Jugore. Përmbajtja e njëjtë e artikullit është publikuar dhe shpërndarë edhe në janar të vitit 2022 nga faqja republikalajm.com. Madje, kjo faqe interneti ka publikuar një fotografi të anëtarëve të familjes që pretendojnë se kanë vdekur në këtë aksident. Fotoja e përdorur nga kjo faqe është e rremë. Familja që shihet në foto nuk është familja shqiptare por një familje nga Michigan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo familje pesë antarëshe, kishin mbetur të vdekur në një aksident i cili kishte ndodhur me 7 janar të vitit 2019 në Lexington.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software